• e martë, 26 nëntor 2024

Prerje e paligjshme e druve u zbulua në Parkun Kombëtar Mali Sharr

Prerje e paligjshme e druve u zbulua në Parkun Kombëtar Mali Sharr

Tetovë, 28 shkurt 2023 (MIA) -  Nga Institucioni Publik Parku Kombëtar Mali Sharr informojnë se gjatë fundjavës së kaluar, 25 dhe 26 shkurt, gjatë patrullimit të rregullt të territorit, janë konstatuar prerje të paligjshme të druve, pas çka është thirr për të ndërhyrë policia pyjore. Pas një kontrolli në terren, kjo prerje ilegale është evidentuar në atarin e fshatit Lacë.

"Për shkak të përshtypjes se prerja e paligjshme ishte ende aktive, më 26 mars 2023, nga IPPKMSH u organizua një aksion për të zbuluar autorin e veprës së paligjshme i cili u kap gjatë prerjes në të njëjtit lokacion. Rasti u paraqit në Policinë Pyjore SPP Tetovë, ku perfaqsuesit e institucionit erdhën në vendngjarje dhe e ndërmorën rastin në veprim të mëtutjeshme", informoi drejtori Ibrahim Dehari.

Njëherësh gjatë kësaj fundjave pas një denoncimi paraprak për gjyeti në Parkun Kombëtar Mali Sharr në disa lokacione ishin kryer kontrolle.

"Ju rikujtojmë se në teritorin e Parkut Kombëtar Mali Sharr gjuetia e kafshëve të egra dhe lëvizja e personave me pushkë dhe mjete tjera për gjueti është e ndaluar. Gjuetia ilegale dënohet sipas nenit 228 nga KP të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për mosrespektimin dhe shkeljen e ligjeve dhe rregulloreve, IPPKMSH do të ndërmerr masa të duhura në përputhje me dispozitatat ligjore pozitive", informoi Dehari.

Në këtë periudhë shërbimet e parkut kombëtar kanë regjistruar edhe një zjarr në pyll në fshatin Brodec, i cili ndodhet në zonën e mbrojtur. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR