• e shtunë, 23 nëntor 2024

Prej sot vendoset ndalesë e plotë për lëvizje në pyje

Prej sot vendoset ndalesë e plotë për lëvizje në pyje

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Prej sot vendoset ndalesë e plotë për lëvizje nëpër pyje. Ndalesa do të vlejë prej orës 06:00 deri në orën 20:00 dhe do të zgjasë deri në vlerësimin se rreziku nga zjarret pyjore është pakësuar, kumtoi sot pasdite Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Nga atje thonë se me kërkesë të "Pyjeve nacionale" është dhënë pëlqimi për ndalesë të plotë të lëvizjes në pyje dhe tokën pyjore në pajtim me nenin 57, paragrafi 2 nga Ligji për pyjet për shkak të rrezikut të shtuar dhe parandalimit nga paraqitja e zjarreve pyjore në ambiente të hapura.

"Ndalesë e plotë për lëvizje në pyje dhe tokë pyjore vendoset në territorin me të cilin ekonomizon NP 'Pyjet nacionale', dhe e njejta fillon prej 15.07.2024 dhe do të zgjasë deri në ditën e heqjes së saj, në termin prej orës 06:00 deri në orën 20:00. Ndalesa e plotë për lëvizje në pyje do të zgjasë deri në vlerësimin se rreziku nga zjarret pyjore është pakësuar. Lëvizja në pyje do të lejohet vetëm me leje me shkrim të dhënë nga filialet e NP 'Pyjet nacionale', për rajonin me të cilin menaxhojnë", thonë nga Ministria e resorit.

Për mosrespektim të ndalesës, personat fizik të cilët do të hasen, do t'u shqiptohet gjobë prej 1.500 deri 2.000 euro në kundërvlerë të denarit. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR