• e enjte, 26 dhjetor 2024

Prej sot transport me autobusë nga Tetova drejt Kodrës së Diellit dhe anasjelltas

Prej sot transport me autobusë nga Tetova drejt Kodrës së Diellit dhe anasjelltas

Tetovë, 27 janar 2024 (MIA) - Qytetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kdrën e Diellit prej sot do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë linjën e re të autobusit e cila niset nga Tetova. Drejt qendrës së skijimit deri më tani nuk pati linjë të rregullt autobusi, ndërsa Komuna e Tetovës vendosi transport të shtunën dhe të dielën.

Nga Tetova drejt Kodrës së Diellit autobusët do të nisen në 08:30, 11:00, 14:00 dhe 17:00  me pikë fillestare - në afërsi të ish stacionit nisës të teleferikut nga qyteti drejt qendrës së skijimit.

Për nisjen me fillim në orën 11:00, sot Komuna u bëri thirrje edhe prëfaqësuesve të mediumeve të udhëtojnë së bashku me kryetarin e Komunës, Bilall Kasami dhe në atë mënyrë solemne të shënohet fillimi i vendosjes së këtij lloji të transportit me autobusë. 

pas arritjes në Kodër të Diellit, kryetari Kasami do të japë deklaratë për emdiumet për rëndësinë dhe përparësinë e kësaj linje të transportit publik.

Në kumtesën nga Komuna e Tetovës thuhet se bileta kthyese për një person do të jetë 200 denarë.

Udhëtarët do të barten me autobusë të Ndërmarrjes publike "Tetovo Transport" - Tteovë, të cilët kanë linja të rregullta urbane. Për kthim nga Kodra e Diellit drejt tetovës janë paraparë terminet 09:30, 12:30, 15:30 dhe 18:30. ab/

foto MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR