• e martë, 24 dhjetor 2024

Prej sot fillon fushata e dytë për promovimin e imunizimit

Prej sot fillon fushata e dytë për promovimin e imunizimit

Shkup, 1 nëntor 2023 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë prej sot filloi me fushatën e dytë për promovimin e imunizimit, e cila po realizohet së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian (BE).

 Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se fushata do të zgjasë katër javë, gjegjësisht deri në fund të nëntorit dhe planifikohet të vizitohen mbi 3.000 familje. Në kuadër të fushatës, të moshuarit mbi 65 vjeç do të kenë mundësinë të marrin një vaksinë polivalente kundër Kovid-19 si dozë përforcuese, si dhe një vaksinë kundër gripit sezonal dhe fëmijët do të marrin dozat e humbura nga kalendari i imunizimit të detyrueshëm.

"Tridhjetë ekipe të personelit mjekësor nga ekipet e imunizimit në Shtëpitë e Shëndetit në shtet do të shkojnë "derë në derë", pra do të vizitojnë familjet ku ka persona të pavaksinuar apo persona të interesuar për vaksinim. Ekipet do të informojnë familjet për përfitimet e imunizimit, do të shpërndajnë materiale promovuese në përputhje me mjekësinë e bazuar në fakte dhe, në marrëveshje me prindërit, do të caktojnë takime për vaksinat nga kalendari i rregullt i imunizimit", theksohet në kumtesë.

 Nga Ministria theksojnë se janë ndërmarrë aktivitete përmes të cilave në 20 komuna të reja (115 vendbanime rurale dhe urbane) prindërit do të kenë mundësi të mësojmë më shumë për imunizimin e detyrueshëm, si dhe për vaksinat kundër Kovid-19 dhe gripit sezonal.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR