• e premte, 27 dhjetor 2024

Prej sot fillon debati i për Propozim-buxhetin për vitin 2024

Prej sot fillon debati i për Propozim-buxhetin për vitin 2024

 Shkup, 7 dhjetor 2023 (MIA)  -  Komisioni Kuvendor për Financim dhe Buxhet sot duhet ta fillojë debatin për Propozim-buxhetin për vitin 2024, pasi dje përfundoi shqyrtimi i përgjithshëm.

 Pas përfundimit të debatit të amendamenteve, Propozim-buxheti duhet të miratohet në seancë plenare.

 Sipas afateve të përcaktuara, Buxheti për vitin e ardhshëm duhet të miratohet në Kuvend më së voni deri më 31 dhjetor.

Propozim-buxheti i propozuar për vitin e ardhshëm peshon 5.5 miliardë euro. Qeveria e karakterizon si një buxhet zhvillimor dhe të qëndrueshëm që i ka të gjitha karakteristikat që njëkohësisht  që ta mbështesë zhvillimin, por edhe ta sigurojë qëndrueshmërinë fiskale. Me të, sipas Qeverisë, garantohet pagesa e rregullt e pagave, pensioneve dhe ndihmës sociale, si dhe shlyerjen e nevojave tjera të qytetarëve dhe servisimin e obligimeve të shtetit.

 Për  VMRO-DPMNE opozitare, Propozim - buxheti është joreal, i pazhvilluar, i krijuar pa koncept, nuk ka vizion të qartë dhe është i vendosur mbi baza të paqëndrueshme.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR