• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Prej sot çmimet e disa produkteve ushqimore duhet të ulen

Prej sot çmimet e disa produkteve ushqimore duhet të ulen

Shkup, 24 shtator 2024 (MIA) - Në "Gazetën zyrtare" është publikuar Vendimi për kushte të veçanta për tregtimin e mallrave të caktuara dhe obligimin e tregtarëve për blerjen dhe shitjen e llojeve dhe sasive të mallrave të caktuara te konsumatorëve me çka nga sot qytetarët pritet të ndjejnë efektet e shportës konsumatore të vjeshtës.

Çmimet e 73 produkteve ushqimore, të cilat janë pjesë e shportës konsumatore të vjeshtës, duhet të jenë më të ulëta deri më 31 tetor, ndërsa produktet e përfshira në këtë shportë duhet të shënohen qartë me mbishkrimin “më pak shpenzime, më shumë për ju”.

Vendimi është marrë nga Qeveria me propozimin e grupit punues të formuar nga Ministritë e Ekonomisë, Financave dhe Bujqësisë.

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi në konferencë për shtyp të premtan tha se vendimi është miratuar në bazë të të dhënave të Entit shtetëror të statistikave, për indeksin e shpenzimeve për jetesë, të cilat tregojnë se në gusht të këtij viti në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar është regjistruar rritje e shpenzimeve për ushqim për katër përqind. 

Në shportën konusmatore të vjeshtës, sipas Qeverisë, janë përfshirë produktet ushqimore që më së shumti i shfrytëzojnë qytetarët, ndërsa sipas opozitës, masat e Qeverisë janë të vonuara dhe nuk do të kenë efekt në çmimet dhe standardet e qytetarëve. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR