• e diel, 06 tetor 2024

Prej nesër mot stabil me rritje të temperaturave ditore

Prej nesër mot stabil me rritje të temperaturave ditore

Shkup, 17 dhjetor 2023 (MIA) - Moti në ditët në vijim do të jetë stabil, në fillim të javës me temperatura të ulëta gjatë mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të shënojnë rritje. Në lugina paradite do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta ku temperaturat ditore do të mbeten më të ulëta, njofton DPHM.

Nesër moti gjatë mëngjesit do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -9 deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 3 deri në 10 gradë Celsius.

Në Shkup në mëngjes do të mbajë mot i ftohtë me mjegull të dobët, ndërsa gjatë ditës me diell me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në -5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 7 gradë Celsius.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR