Prej nesër mot me shi, borë dhe më ftohtë
- Nga e premtja pasdite nën ndikim të aktivitetit të ciklonit do të fillojnë reshje të shiut, ndërsa në pjesët malore dhe në vendet më të larta të borës. Të shtunën për shkak të rënies së masës së ftohtë ajrore nga veriu do të fryjë erë e përforcuar veriore (mbi 65 km/orë) dhe reshjet do të kalojnë në borë edhe në disa vende më të ulëta, njoftoi DPHM.
- Post By Sara Ademi
- 12:46, 19 dhjetor, 2024
Shkup, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Nga e premtja pasdite nën ndikim të aktivitetit të ciklonit do të fillojnë reshje të shiut, ndërsa në pjesët malore dhe në vendet më të larta të borës. Të shtunën për shkak të rënies së masës së ftohtë ajrore nga veriu do të fryjë erë e përforcuar veriore (mbi 65 km/orë) dhe reshjet do të kalojnë në borë edhe në disa vende më të ulëta, njoftoi DPHM.
Në disa vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 30 l/m2), ndërsa në pjesët malore shtresa e dëborës dukshëm do të rritet.
Shtresë më e vogël e dëborës pritet edhe në disa nga vendet më të ulëta. Stabilizim kalimtar të motit do të ketë të dielën, ndërsa nga e hëna priten reshje të reja kryesisht të borës. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s