Prej nesër më ftohtë, të reshura të shiut, erë e përforcuar, ndërsa në vendet më të larta borë e dobët
- Nesër do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme me erë të përforcuar jugore. Pasdite nën ndikimin e valës së re të lagësht dhe të ftohtë, do të ketë reshje shiu, të cilat në orët e mbrëmjes do të jenë mbi 20 litra në një metër kub. Për shkak të uljes së masës mjaftë më të ftohtë ajrore, në orët e mbrëmjes do të fillojë të fryjë erë e përforciar veriore dhe të reshura në male dhe në disa vende më të larta do të kalojnë në borë, por do të dobësohen sipas intensitetit, informojnë ng DPMH.
- Post By Besnik Shuki
- 12:38, 16 nëntor, 2023
Shkup, 16 nëntor 2023 (MIA) - Nesër do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme me erë të përforcuar jugore. Pasdite nën ndikimin e valës së re të lagësht dhe të ftohtë, do të ketë reshje shiu, të cilat në orët e mbrëmjes do të jenë mbi 20 litra në një metër kub. Për shkak të uljes së masës mjaftë më të ftohtë ajrore, në orët e mbrëmjes do të fillojë të fryjë erë e përforciar veriore dhe të reshura në male dhe në disa vende më të larta do të kalojnë në borë, por do të dobësohen sipas intensitetit, informojnë ng DPMH.
Gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i ftohtë me erë të përforcuar, herë pas here të fortë nga veriu, me mbi 80 kilometra në orë. Gjithashtu do të ketë reshje lokale të dobëta, kryesisht në vendet më të larta dhe male, ku do të ketë reshje bore, posaçërisht të shtunën.
Sinoptikanët për sot paralajmërojnë mot me diell dhe me vranësira mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, paradite shi përgjatë Vardarit, herë pas here do të ketë erë e përforcuar nga drejtimi veriperpëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 2 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja nga 11 deri në 18 gradë.
Në Shkup nesër do të mbisundojë mot kryesisht me diell, me erë mesatare deri e përforcuar jugore, ndërsa në orët e mbrëmjes do të ketë të reshura të shiut. Në orët e mbrëmjes do të fillojë të fryjë erë veriore dhe të reshurat në male dhe në disa vende më të larta do të kalojnë në borë, por do të dobësohen në intensitet. bsh/
Foto: MIA arkiv