Prej nesër fillon transporti me autobusë Tetovë-Kodra e Diellit-Tetovë
- Komuna e Tetovës vendos linjë dimërore me autobusë Tetovë-Kodra e Diellit-Tetovë. Autobusët e ndërmarrjes komunale për transport publik "Tetovo Transport" nga kjo fundjavë do të fillojnë të qarkullojnë deri në qendrën e skijimit dhe prapa, ndërsa çmimi për një biletë kthyese është 200 denarë.
- Post By Sara Ademi
- 15:40, 13 dhjetor, 2024
Tetovë, 13 dhjetor 2024 (MIA) - Komuna e Tetovës vendos linjë dimërore me autobusë Tetovë-Kodra e Diellit-Tetovë. Autobusët e ndërmarrjes komunale për transport publik "Tetovo Transport" nga kjo fundjavë do të fillojnë të qarkullojnë deri në qendrën e skijimit dhe prapa, ndërsa çmimi për një biletë kthyese është 200 denarë.
"Kjo linjë do të jetë në funksion çdo të shtunë dhe të diel dhe dukshëm do të ndikojë jo vetëm në rritjen e numrit të turistëve, por edhe në lehtësimin e komunikacionit në këtë aks rrugor. Udhëtarët do të transferohen me autobusët e Ndërmarrjes Publike "Tetovo Transport" - Tetovë, me të cilën qytetarët do të munden më lehtë të udhëtojnë deri në këtë qendër turistike. Eventualisht, nëse bëhet kaos në komunikacion, autobusët do të ndalen në vendin e quajtur "Sidol", prej ku do të bëhet transporti me furgona deri në destinacionin përfundimtar", informojnë nga Komuna e Tetovës.
Nga Tetova deri në Kodrën e Diellit autobusët do të nisen nga ora 08:00. 10:00, 12:00 dhe 15:30, ndërsa në qytet do të kthehen një orë më vonë nga këto termine. sa/
Foto: Komuna e Tetovës