• e shtunë, 23 nëntor 2024

Prej 1 korrikut Maqedonia e veriut e merr kryesimin me Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore

Prej 1 korrikut Maqedonia e veriut e merr kryesimin me Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore

Shkup, 4 qershor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nesër do të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL), që mbahet në Budvë. Takimi ndodhë para jo plot një muaji të marrjes formale të kryesimit nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 1 korrik.

Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme, pas seancës plenare, së bashku me përfaqësuesit e Treshes Kryesuese - Greqisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut - Osmani do të mbajë konferencë për media, ndërsa në margjinat e takimit ministror do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologët e tij, nga vende anëtare të Iniciativës.

Procesi i Bashkëpunimit në Europën Juglindore është formuar në qershor të vitit 1996, me qëllim të thellimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit.  Iniciativa synon krijimin e një rajoni të bazuar në demokraci dhe prosperitet ekonomik, si dhe integrim të plotë të kësaj pjese të kontinentit në strukturat europiane dhe euroatlantike.

Maqedonia e Veriut është e përfshirë në Iniciativë që nga fillimi dhe ka kryesuar me atë në dy raste, 2000-2001 dhe 2012-2013.  Përveç Maqedonisë së Veriut, anëtare janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kosova, Moldavia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia, Kroacia dhe Mali i Zi. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR