• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pranim-dorëzimi i funksionit ministër i Drejtësisë

Pranim-dorëzimi i funksionit ministër i Drejtësisë

Shkup, 28 shkurt 2023 (MIA) - Në Ministrinë e Drejtësisë, sot është bërë pranim-dorëzimi i funksionit ministër i Drejtësisë në mes të kryerësit të deritanishëm dhe të sapoemëruar të kësaj detyre, Nikolla Tupançeski dhe Krenar Lloga.

Siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, Tupançeski i ka uruar Llogës punë të suksesshme, realizim të një numri të madh projektesh dhe suksese në funksionimin e Ministrisë.

"Ministri Lloga e falënderoi Tupançeskin për kontributin e deritanishëm dhe paralajmëroi reforma në sferën e drejtësisë dhe forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë. sa/

Foto: Ministria e Drejtësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR