• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pranim-dorëzimi i detyrës së Kryesuesit të Komitetit drejtues politiko-ushtarak të SEDM, shënimi i përvjetorit të formimit të SEEBRIG

Pranim-dorëzimi i detyrës së Kryesuesit të Komitetit drejtues politiko-ushtarak  të SEDM, shënimi i përvjetorit të formimit të SEEBRIG

Shkup, 31 gusht 2023 (MIA) - Në kazermën "Boro Menkov" në Kumanovë, sot zëvendësministri i Mbrojtjes Tiron Jajaga, do të mbajë fjalim në ceremoninë solemne me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës së kryetarit të Komitetit Drejtues Politiko-Ushtarak dhe të Komitetit Koordinues të SEDM-së, dhe pranim-dorëzimi i detyrave të Komandantit të Brigadës së Evropës Juglindore SEEBRIG dhe shënimi i 24 vjetorit të themelimit të SEEBRIG.

Në ceremoninë solemne, kryesimi i Komitetit Drejtues Politiko-Ushtarak dhe Komitetit të Koordinimit të SEDM do të merret nga Simona Kojaçaru, Sekretare e Shtetit dhe udhëheqëse e Departamentit për Politikat e Mbrojtjes, Planifikimin dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar në Ministrinë Rumune të Mbrojtjes dhe komandanti i ri i Brigadës së EJL, gjeneral brigade Bilbil Bitri nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të marrë detyrën nga gjenerali i deritanishëm i brigadës Evangelos Mitrucikos.

Në ceremoni, informuan nga MM, krahas zëvendësministrit të mbrojtjes, Tiron Jajaga, do të marrin pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, ambasadorë, zëvendës të ministrave të mbrojtjes, zëvendës të Shtabeve të Përgjithshme dhe atashe ushtarakë të vendeve pjesëmarrëse në brigadë.

Brigada e Evropës Juglindore është themeluar në vitin 1999, në bazë të marrëveshjes për bashkëpunim rajonal në fushën e mbrojtjes, e njohur si Marrëveshja për Forcën Paqësore Shumëkombëshe të Evropës Juglindore (MMSFEE), e cila u nënshkrua në vitin 1998 në Shkup prej Ministrave të Mbrojtjes nga : Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Italia, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Turqia. Sipas Marrëveshjes për Krijimin e Brigadës, vendndodhja e Komandës SEEBRIG është në baza rrotulluese dhe nikoqirë të saj deri më tani kanë qenë: Plovdivi, Konstanca, Stambolli dhe Larisa. Republika e Maqedonisë së Veriut është nikoqire e komandës së brigadës, e cila ndodhet në Kumanovë, deri në vitin 2026. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR