• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pranim-dorëzim i funksionit ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Pranim-dorëzim i funksionit ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Shkup, 28 shkurt 2023 (MIA) - Në zyrat e Ministrisë së Shoqërisë Informative dhe Administratës (MSHIA) sot u mbajt ceremonia e dorëzimit të detyrës në mes të ministrit të deritanishëm, Admirim Aliti dhe ministrit të sapoemëruar, Azir Aliu.

Siç informojnë nga MSHIA, në një atmosferë të përzemërt, ata i uruan njëri-tjetrit shumë suksese dhe dëshiruan përballje efikase me sfidat që pritet të ballafaqohet ky departament.

Ministri i ri, Aliu theksoi se fuqishëm beson me shumë punë, mund dhe përgjegjësi, mund të arrihen rezultate me të cilat do të jenë krenarë të gjithë bashkëqytetarët tanë.

"Paraardhësit e mi filluan disa procese vërtetë të rëndësishme dhe projekte në fushat siç janë digjitalizimi, siguria kibernetike dhe zhvillimi i teknologjive të informatikës dhe komunikimit, të cilat së bashku me projektet e reja që po përgatisim me ekipin tim, presim të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin dhe transformimin pozitiv te i gjithë ekosistemi në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Besoj fuqishëm se me shumë punë, këmbëngulje dhe përgjegjësi mund të arrijmë rezultate me të cilat do të krenohen të gjithë bashkëqytetarët tanë", tha Aliu. 

Aliu, është ekspert ndërkombëtar në fushën e teknologjisë së informatikës dhe arsimit, me më shumë se 20 vjet përvojë pune në sektorin privat dhe akademik, duke i realizuar mbi 100 projekte të ndryshme në fusha siç janë: transformimi digjital, zhvillimi i startapeve në  ekosisteme, inteligjenca artificiale dhe mësimi i makinerive.

Në detyrën si ministër vjen nga pozita e profesorit universitar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë në fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjisë.

Foto: MISHA

QËNDRONI TË LIDHUR