• e enjte, 26 dhjetor 2024

PPRMV: Tre pacientë onkologjikë do të kenë mbikëqyrje të drejtpërdrejt në tërë procedurën për rastin "Onkologji"

PPRMV: Tre pacientë onkologjikë do të kenë mbikëqyrje të drejtpërdrejt në tërë procedurën për rastin

Shkup, 11 shtator 2023 (MIA) - Prokurori kompetent publik sot me telefon u kontaktua nga rreth 10-të qytetarë, të cilët me njohuritë e tyre dëshirojnë të ndihmojnë në procedurën për rastin "Onkologji", kumtoi Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut (PPRMV).

Prokuroria, megjithatë, sot do të kërkojë nga organizata joformale, përmes së cilës pacientët i parashtrojnë kërkesat e tyre që të zgjedh tre pacientë onkologjikë, të cilët gjatë tërë procedurës do të kenë mbikëqyrje të drejtpërdrejt në dëshmitë e mbledhura dhe në veprimet e ndërmarra.

Siç njofton PPRMV-ja, Prokuoria themelore publike Shkup do të ndërmerr hapa shtesë për sigurimin e transparencës maksimale dhe llogaridhënies në procedurën për rastin "Onkologji", pasi me lëndën që po zhvillohet, po hetohet shkelje eventuale të së drejtës më të lartë të garantuar kushtetuese për mbrojtje shëndetësore.

"Në bazë të kërkesës së pacientëve onkologjikë, të parashtruar në takimin që u mbajt më 7 shtator, Prokuroria sot do të kërkojë nga organizata joformale, përmes së cilës pacientët i parashtrojnë kërkesat e tyre, të zgjedh tre pacientë onkologjikë, të cilët gjatë tërë procedurës do të kenë mbikëqyrje të drejtpërdrejt në dëshmitë e mbledhura dhe në veprimet e ndërmarra. Mënyra e zgjedhjes së pacientëve u është lënë përfaqësuesve të tyre, të cilët e kanë parashtruar kërkesën e tillë", informoi PPRMV-së.

Në kumtesë shtohet edhe se Prokuroria publike i ndërmerr të gjitha veprimet për sigurimin e dëshmive, me qëllim kontrollin e informatave për këtë lëndë. Në këtë drejtim, thuhet, nga vet fillimi është përfshirë dhe personel mjekësor. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR