PPRMV: Propozohet paraburgim për 20 vjeçarin, i cili ka tentuar të djegë flamurin shqiptar
- Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur procedurë ndaj një 20 vjeçari, i cili dje ka tentuar të djegë flamurin shqiptar.
- Post By Fami Bajrami
- 17:16, 3 dhjetor, 2024
Shkup, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur procedurë ndaj një 20 vjeçari, i cili dje ka tentuar të djegë flamurin shqiptar.
Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se ekziston dyshim i bazuar se ai ka kryer vepër penale - Shkaktim të urrejtjes, përçarjes ose mostolerancës në baza kombëtare, racore, fetare dhe bazë tjetër diskriminuese nga neni 319 paragrafi 1 të Kodit Penal.
"I dyshuari më datë 2 dhjetor të vitit 2024, në orët e mbrëmjes, ka tentuar të djegë flamurin kombëtar shqiptar, pas çka është vërejtur dhe është penguar nga punonjësit e policisë, të cilët e kanë ndaluar. Prokurori kompetent publik i ka dorëzuar gjyqtarit në procedurë paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit", kumtoi Prokuroria shtetërore.
Rasti është evidentuar edhe në buletinin ditor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili informon se dje në ora 23:10 në zonën e Qendrës në Shkup, nëpunësit policorë nga Stacioni Policor Qendër kanë privuar nga liria K.K (20) nga Shkupi.
"Ai është kapur duke tentuar të djegë flamurin me shkrepës. Flamuri dhe shkrepsja janë konfiskuar, ndërsa është mbajtur në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës, kumtoi MPB-ja. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s