• e mërkurë, 27 nëntor 2024

PPRMV: Kryhet mbikëqyrje dhe sigurohen gjurmët për ekspertizë nga vendi i vrasjes në Stajkovc

PPRMV: Kryhet mbikëqyrje dhe sigurohen gjurmët për ekspertizë nga vendi i vrasjes në Stajkovc

Shkup, 14 maj 2024 (MIA) - Nga vendi i ngjarjes së vrasjes së dyfishtë në Stajkovc të Shkupit janë siguruar gjurmët të cilat do t'i nënshtrohen ekspertizës dhe sipas urdhrit të prokurorit publik trupat e të ndjerit do të dorëzohen për obduksion, kumtojnë nga Prokuroria publike.

PPRMV-së informon se prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, së bashku me inspektorët dhe një ekip hetimor të MPB-së dhe një ekip obduksioni nga Instituti i mjekësisë ligjore, kanë kryer kontroll në vendngjarje në një shtëpi familjare në fshatin Stajkovc ku, siç thuhet, sot pasdite një person i ka marrë jetën vëllait të tij dhe gruas së vëllait i cili kishte vdekur.

"Po konstatohen shkaqet. Autori është identifikuar dhe është dërguar në spital me plagë", kumtoi Prokuroria.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) më herët konfirmoi se është vrarë 64 vjeçari B.K dhe bashkëshortja e tij 57 vjeçare S.K.

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë është L.K (67), vëllai i V.K., i cili, siç informojnë nga MPB, ka pasur probleme shëndetësore dhe janë konstatuar me plagë me thikë nga punonjësit e stacionit policor në Gazi Babë dhe Njësiti policor për intervenim pranë SPB Shkup.

Viktimat V.K dhe S.K janë gjetur me lëndime në kokë në tarracën dhe shkallët e shtëpisë në fshatin Stajkovci, për të cilën është raportuar në SPB Shkup në orën 12:30.

Mjeku i Ndihmës së shpejtë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e gruas S.K., ndërsa V.K. me lëndime është transportuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku ka ndërruar jetë në orën 14.

I dyshuari L.K. është transferuar për ndihmë në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjike “Sh. Naumi i Ohrit Shkup”.

Drejtori i klinikës, dr. Luben Arsenkov për MIA-n ka konfirmuar se bëhet fjalë për pacient të shtruar në spital të moshës rreth 70-vjeçare me prerje dhe lëndime sipërfaqësore në pjesën e përparme të krahut të majtë të kraharorit dhe kokës. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR