• e martë, 24 dhjetor 2024

PPRMV: Janë marrë të gjitha shkresat lidhur me procedurat për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësve të cilët kanë vepruar në rastin "Target-Fortesa"

PPRMV: Janë marrë të gjitha shkresat lidhur me procedurat për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësve të cilët kanë vepruar në rastin

Shkup, 13 dhjetor 2024 (MIA) - Duke vepruar rreth lëndës së formkuar pas emërimit të dy personave në të ashtuquajturën "listë e zezë" e SHBA-së, Prokuroria themelore publike Shkup informon se janë ndërmarrë veprime në suaza të të cilave një hetues nga Qebdra hetimore e prokurorëve i ka kërkuar dhe i ka marrë nga Këshilli gjyqësor të gjitha shkresat lidhur me procedurat për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësve të cilët kanë vepruar në lëndën e njohur në opinion si "Target-Fortesa".

Nga PPRMV theksojnë se po ndërmerren edhe veprime të tjera për hetimin e plotë të ngjarjes.

Prokurori shtetëror publik, Ljupço Kocevski, në brifing me gazetarët, pardje, informoi se ka formuar lëndë për sigurim të dëshmive për përgjegjësi të mundshme penale për personat e vendosur në listën e zezë të SHBA-së.

"Duke pasur parasysh seriozitetin e thënieve për të cilat personat e cekur ishin emëruar në listë, i shfrytëzova të gjitha autorizimet dhe që dje formova lëndë me qëllim që të tentojmë të sigurojmë dëshmi me të cialt do ta kontrollojmë përgjegjësinë e mundshme penale të personave të cilët sillen në lidhje me veprimet për ryshfet dhe tregti të ndikimit", theksoi Kocevski në brifingun me gazetarë.

Departamenti amerikan i Shtetit të hënën i vendosi në "listë të zezë" ish-zëvendëskryeministrin, Artan Grubi dhe gjykatësin e Apelit, Enver Bexheti.

Dje, Prokuroria publike konstatoi se nëpunës policorë, me urdhër të Prokurorisë themelore publike (PTHP) Shkup kanë hyrë në Këshillin gjyqësor për t'i siguruar shkresat dhe në lidhje me dyshimet për vepër të mundshme të kryer penale lidhur me mandatin e kryetares së Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva, e cila dha dorëheqje më 2 dhjetor. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR