• e enjte, 26 dhjetor 2024

PPRMV: Është kryer mbikëqyrje e jashtëzakonshme në 30-të lëndët e ndërlidhura me Ramiz Merkon

PPRMV: Është kryer mbikëqyrje e jashtëzakonshme në 30-të lëndët e ndërlidhura me Ramiz Merkon

Shkup, 11 korrik 2023 (MIA) - Komisioni i Ndërmarrjes publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme ndaj punës së Prokurorisë themelore publike Strugë, Prokurorisë së lartë publike Manastir dhe Prokurorisë themelore publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit i kishte qasje në gjithsej 30-të lëndë të verifikuara kundër Ramiz Mrkos, kryetar i Komunës së Strugës, si dhe në lëndët e ndërlidhura me punën e Komunës së Strugës në periudhën, kur e ka ushtruar detyrën kryetar komune.

Procedurat më të vjetra të datuara nga viti 2006, me ç'rast edhe në një pjesë tashmë lëndët e zgjidhura dhe Komisioni që ka kryer verifikim, siç informojnë nga PPRMV, ka dërguar indikacione deri te prokurorët publik në lidhje me veprimin e tyre.

Prokuroria themelore publike e Strugës udhëheq katër lëndë kundër Merkos, të themeluara që nga fillimi i vitit, si dhe po vepron në dy lëndë në hetime paraprake nga viti 2021, të cilat kanë të bëjnë me projekte konkrete të Komunës së Strugës. Për katër lëndë të tjera të pazgjidhura (2 nga viti 2019 dhe 2 nga viti 2022), prokurorët publik që kanë ndërmarrë veprime kanë marrë indikacione dhe udhëzime për të dinamizuar më tej procedurën.

Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka gjithsej pesë lëndë (2 në RO dhe 3 në regjistrin KO).

Prokuroria e lartë e Manastirit ka marrë orientime që në periudhëj e ardhshme të kryejë kontrolle më të shpeshtuara dhe ta përcjell veprimin në të gjitha lëndët kundër perosnave dhe zgjedhur dhe të emëruar në prokuroritë themelore publike në kompetencë të saj    

Departamenti i Shtetit më 20 qershor e vendosiu Ramiz Merkon në "listën e zezë" për shkak të konstatimeve për implikimin e tij në korrupsion të madh, keqpërdorim të fondeve dhe përzierje në gjyqësor. Sanksionet e SHBA-së janë të orientuara edhe ndaj bashkëshortes së Merkos, si dhe tre fëmijëve të tij. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR