• e enjte, 26 dhjetor 2024

PP për rastin M-NAV: Prokuroria i ka dorëzuar të gjitha dëshmitë në Gjykatë dhe hollësisht ka shpjeguar pse vendimi është i pabazë

PP për rastin M-NAV: Prokuroria i ka dorëzuar të gjitha dëshmitë në Gjykatë dhe hollësisht ka shpjeguar   pse vendimi është i pabazë

Shkup, 7 janar 2024 (MIA)  - Prokurori publik në ankesën e tij drejtuar Këshillit Penal të Gjykatës Themelore Penale Shkup hollësisht i ka shpjeguar arsyet për të cilat konsideron se vendimi i gjykatësit të procedurës paraprake të mos caktojë masa të paraburgimit për të dyshuarit në rastin me M-NAV është i pabazë, informojnë nga Prokuroria Publike.

 "Prokuroria i ka dhe i ka dorëzuar të gjitha dëshmitë se ekziston rrezik real që katër të dyshuarit të cilët janë privuar nga liria të arratisen, të ndikojnë te dëshmitarët (përfshirë të dëmtuarit, por edhe të dyshuarit që janë ende të padisponueshëm), si dhe ta përsërisin veprën. Lidhur me veçoritë e veprës penale  - Rrezikim të sigurisë së trafikut ajror nga neni 303 i KP të përshkruara në paragrafin 2 nga ai nen, ata  plotësohen nga vetë mundësia që të rrezikohet siguria e një aeroporti për trafik ajror ndërkombëtar me akt dhune dhe nuk është e nevojshme të ketë ndodhur pasojë e dëmshme katastrofike për sa i përket lëndimit të rëndë, vdekjes apo shkatërrimit", informojnë nga Prokuroria Publike.

Nga Gjykata Penale Shkup pas reagimeve të  cilat dolën nga vendimet e kundërligjshme  të Gjykatës për ngjarjet në M-NAV, sot doli me kumtesë se Gjykata vepron para së gjithash në bazë të dokumetacionit të dorëzuar/dëshmive të dorëzuara nga PTHP dhe MPB dhe në bazë të bindes së lirë gjyqësore.

 "Përkatësisht, është e padiskutueshme se ka ekzistuar një ngjarje nga aspekti penal juridik, dhe prandaj  me qëllim që të mundësohet udhëheqja e procedurës penale gjegjësisht hetim nga ana  e prokurori t kompetent, gjykata e konsideron të nevojshme sigurimin e prezencës së të dyshuarve. Mirëpo, duhet ditur se urdhri hetimor për ngjarjen konkrete përfshin 8 persona dhe deri më tani propozim për përcaktimin e masave për sigurimin e prezencës, si dhe dëshmi për përfshirjen e tyre, është paraqitur vetëm për katër", thuhet në reagimin e Gjykatës Penale.

Lidhur me ngjarjen penale juridike theksojnë se natyra juridike e veprës nga neni 303 paragrafi 2 i K.Penal që u ngarkohet është se: "Kushdo që kryen vepër që rrezikon ose mund të rrezikojë sigurinë e aeroportit për trafik ajror ndërkombëtar, duke përdorur një pajisje, materie ose armë, në mënyrë të paligjshme dhe me qëllim të kryerjes së një akti dhune ndaj një personi në  aeroport për trafikun ajror ndërkombëtar që shkakton ose mund të shkaktojë lëndime të rënda ose vdekje, ose shkatërron ose dëmton pajisjet, objekte ose një aeroplan, i cili është në trafik, ndërsa është locuar në një aeroport për trafik ajror ndërkombëtar". 

 "Në rastin konkret, sipas përshkrimit të dhënë të veprimeve të ndërmarra nga të dyshuarit, dhe në lidhje me provat e dorëzuara në mbështetje të propozimit, në këtë moment nuk rezulton se të dyshuarit i kanë plotësuar plotësisht kushtet e parashikuara në vepër penale, gjegjësisht që me veprimet e tyre mund të shkaktojnë lëndim të rëndë, vdekje, ose shkatërrim ose dëmtim të pajisjeve, objekteve ose aviacion, i cili nuk është në komunikacion, dhe ndodhet në një aeroport për komunikacion ajror ndërkombëtar. Përkatësisht, PTHP Shkup nuk ka dorëzuar asnjë dëshmi - dokumentacion mjekësor për lëndimet e shkaktuara të pretenduara, nuk ka të dhëna për pranimin e kallëzimit penal nga i dëmtuari. Ai nuk është dëgjuar në PTHP  Shkup, as nuk janë dorëzuar dëshmi nëse vërtet ka ndodhur lëndim i rëndë dhe për çfarë lëndimi bëhet fjalë. Gjithashtu, nuk specifikohet mënyra se si veprimet e ndërmarra kanë shkaktuar ose mund të kenë shkaktuar shkatërrimin ose dëmtimin e pajisjeve, objekteve ose aeroplanit, i cili nuk është në trafik dhe ndodhet në një aeroport për trafik ajror ndërkombëtar", theksojnë nga Gjykata Penale.

Njëkohësisht, sipas kumtesës, sipas inspektimit të jashtëzakonshëm të Agjencisë së Aviacionit Civil (AAC), është konstatuar se nuk ka shkelje apo kërcënim për sigurinë e trafikut ajror, si dhe nuk ka asnjë ngjarje apo incident të rëndë lidhur me zhvillimin e sigurisë së trafikut ajror, siç tha drejtori i Agjencisë - Tomisllav Tuntev. 

"Gjegjësisht vetë propozimi i Prokurorit Publik nuk çon fare në drejtim të veprës penale të theksuar. Mirëpo, sipas dëshmive të dorëzuara, rezulton se në rastin konkret, të dyshuarit kanë ndërmarrë veprime të caktuara që duhet të hetohen më tej, por jo në kuadër të veprës së caktuar, për të cilën sipas PTHP-së ekziston një dyshim i arsyeshëm. Për këtë arsye, për sqarimin dhe konstatimin e të gjitha fakteve juridikisht relevante në ngjarjen konkrete të ndodhur më 04.01.2024, gjyqtari i procedurës paraprake caktoi masa për sigurimin e pranisë së një lloji më të lehtë", thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore Penale Shkup. 

Nga Gjykata Penale po ashtu theksojnë se pas pranimit të ankesës nga PTHP Shkup për masat e shqiptuara, Këshilli Penal do të vendosë plotësisht, i cili mund ta konfirmojë apo ndryshojë vendimin. 

Më 5 janar të këtij viti, gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Penale ka urdhëruar masë kujdesi ndaj katër personave, mes të cilëve Bekim Neziri, ish-ministër, këshilltar i drejtorit të M-NAV-së dhe kryetar i degës së BDI-së, të dyshuar për rrezikim të sigurisë së trafikut ajror..Ata së bashku me katër persona të tjerë, të cilët janë në kërkim, më 4 janar kanë hyrë në zyrat e M-NAV-së, ku ka ndodhur një incident.

 "Në bazë të nenit 146 paragrafi 1 i LKP, të dyshuarve u ndalohet të largohen nga vendbanimi, përkatësisht vendqëndrimi, detyrimi për t'u paraqitur para një zyrtari të caktuar në gjykatë, konfiskimi i dokumentit të udhëtimit, përkatësisht ndalimi për lëshimin e tij dhe ndalimi për komunikim me të dëmtuarin, si dhe komunikimin e ndërsjellë", njoftoi atëherë Gjykata.

 Për shkak të ngjarjeve në M-NAV, Qeveria  për seancën e së martës më 9 janar paralajmëroi shkarkimin e  menaxhmentit, të ndërmarrjes, ndërsa gjithashtu janë paralajmëruar edhe kontrolle të jashtëzakonshme për punë.  

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR