PP: Kallëzimi penal ndaj ish-kryeministrit dhe ish-sekretarit të përgjithshëm nuk është refuzuar
- Prokuroria Themelore Publike Shkup informoi se në rastin e Lotarisë Shtetërore vepron sipas kallëzimeve penale të parashtruara si nga Ministria e Punëve të Brendshme ashtu edhe nga Drejtoria e Policisë Financiare.
Shkup, 17 dhjetor 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Shkup informoi se në rastin e Lotarisë Shtetërore vepron sipas kallëzimeve penale të parashtruara si nga Ministria e Punëve të Brendshme ashtu edhe nga Drejtoria e Policisë Financiare.
"Pas të gjitha veprimeve të ndërmarra nga të gjitha institucionet kompetente në rastin konkret deri në këtë moment, janë siguruar prova që nxjerrin në pah dyshimin e bazuar se gjashtë personat e përmendur kanë ndërmarrë veprime që plotësojnë karakteristikat e veprave penale për të cilat është inicuar procedurat. Për pjesën tjetër të pretendimeve nga raportimet, kontrollet po vazhdojnë", qëndron në kumtesën nga PP.
Prokuroria publike njoftoi se kallëzimi penal ndaj ish kryeministrit Dimitar Kovaçecski dhe ish sekretarit të përgjithshëm Metodija Dimovski nuk është refuzuar.
"Vërejmë se dy personat që ju përmendni janë regjistruar për një periudhë krejtësisht të ndryshme kohore dhe për veprime të tjera, ndërsa në seancën e datës 06.06.2023, kur vendimi i përmendur ishte në rend dite, kryesoi vetëm i dyshuari aktual", thonë ata.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, me propozim të Prokurorisë Themelore Publike, sot ka urdhëruar masë kujdesi ndaj katër personave të përfshirë në hetimin e “Lotarisë Shtetërore të RMV-së”. Personat dyshohen për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.
Siç informojnë nga Prokuroria themelore penale Shkup, atyre u janë konfiskuar dokumentet e udhëtimit dhe janë urdhëruar që të paraqiten rregullisht tek persona zyrtar, ndërsa është paraqitur edhe propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave.
"Njëkohësisht deri te gjyqtari i procedurës paraprake është dorëzuar edhe propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të përfshirë me të njëjtin hetim, e cila masë fillon të zbatohet nga zbulimi i tyre, për të cilin propozim gjykata është në fazë të veprimit, dhe për të cilin gjatë ditës opinioni do të njoftohet shtesë. Kundër këtyre vendimet palët kanë të drejtë ankesa para Këshillit Penal", shtojna nga Gjykata Penale.
Masat rezultojnë nga hetimi i Prokurorisë ndaj dy personave për përvetësim dhe katër personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Nga dëshmitë rezulton se dy bashkëekzekutuesit, si persona përgjegjës në Lotarinë Shtetërore, me blerje të paligjshme të terminaleve të videollotarisë, kompanisë i kanë shkaktuar dëm prej 501.319.119 denarë.
I dyshuari i parë ka propozuar blerje të terminaleve, edhe pse e dinte se ishte e paligjshme, kurse i dyshuari i dytë e mbështeti blerjen si zëvendëskryeministër. Terminalet nuk janë përdorur kurrë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, dje në konferencë për shtyp kumtoi se ish kryeministri dhe zëvendëskryeministri janë pjesë e hetimit rreth aferës me krimin në Lotarinë shtetërore. Të përfshirë janë edhe ish sekretari i përgjithshëm dhe nëpunës shtetëror. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s