• e enjte, 26 dhjetor 2024

PP ka tërhequr aktakuzën në rastin “Trevnik”

PP ka tërhequr aktakuzën në rastin “Trevnik”

Shkup, 25 janar 2024 (MIA) - Prokuroria Publike e tërhoqi aktakuzën për rastin “Trevnik” në të cilin akuzoheshin Dragan Pavloviq Latas dhe vëllezërit e tij Sërgjan dhe Zvezdan Pavloviq.

Nga Gjykata e Apelit Shkup informojnë se në seancën pas ankesës së Prokurorisë Themelore Publike Shkup të mbajtur më 23 janar, prokurori publik nga Prokuroria e Lartë Publike Shkup, në fjalën përfundimtare e ka tërhequr aktakuzën e Prokurorisë Publike për ndjekje penale të monitorimit të paligjshëm të komunikimeve, pas së cilës Gjykata miratoi aktvendim me të cilin akuza refuzohet.

"Duke vepruar në lëndën penale KZH-1083/22 e njohur në opinion si "Trevnik", me rastin e ankesës së Prokurorisë Themelore Publike Shkup, më 23.01.2024 ka mbajtur seancë kryesore, në të cilën prokurori publik nga Prokuroria e Lartë Publike Shkup, në fjalën përmbyllëse e tërhoqi aktakuzën e Prokurorisë Publike për ndjekje penale të monitorimit të paligjshëm të komunikimeve NSK-KO.Nr.10/17 të datës 29.06.2017, e marrë nga PP e RMV-së dhe e dorëzuar në PTHP Shkup nën KO.nr.2938/19 kundër të pandehurve D.P. L., S.P. dhe Z.P., për nga një vepër penale, ndërtim pa leje nga neni 244a paragrafi 1 i K.Penal, pas së cilës Gjykata miratoi aktvendim me të cilin refuzon akuzën, konform nenit 402 pika 3 të Ligjit për procedurë penale", qëndron në kumtesën nga Gjykata e Apelit.

PSP e ka iniciuar këtë rast për ndërtimin e paligjshëm të tri shtëpive të pushimit në Zelenikovë. Aktvendimi i parë i për liri është shpallur në vitin 2019, i njëjti në vitin 2020 është hequr nga Apeli dhe lënda është kthyer në rigjykim në Gjykatën Themelore Penale në Shkup dhe për herë të dytë, në vitin 2022, sërish ka marrë aktvendim për liri. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR