• e enjte, 26 dhjetor 2024

PP: Është dhënë urdhër për hetimin e aksidentit në Shipkovicë ku humbën jetën dy punëtorë

PP: Është dhënë urdhër për hetimin e aksidentit në Shipkovicë ku humbën jetën dy punëtorë

Shkup, 15 korrik 2023 (MIA) - Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Tetovë ka kryer mbikqyrje në vendngjarje në Shipkovicë, ku gjatë ditës së djeshme gjatë ndërtimit të murit mbajtës kanë humbur jetën dy punëtorë.

Nga Prokuroria Publike theksojnë se është lëshuar urdhër për autopsi të trupave të vdekur.

"Është lëshuar urdhër për autopsi të trupave të të vdekurve, ndërsa prokurori publik ka urdhëruar që të sigurohet i gjithë dokumentacioni nga personi juridik që ka angazhuar punëtorët, si dhe dokumentacioni nga komuna lidhur me ndërtimin e murit. Në vendngjarje ka shkuar edhe Inspektorati Shtetëror i Punës, i cili do të përgatisë një raport. Për zbardhjen e shkaqeve dhe verifikimin e plotë të ngjarjes janë duke u hetuar më shumë persona", njoftojnë nga  Prokuroria Publike. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR