Pothuajse 180.000 banorë në rajonin e Los Anxhelosit janë nën urdhrin për evakuim
- Në qarkun e Los Anxhelosit janë ende 179.783 banorë nën urdhrin për evakuim, deklaroi sot sherifi Robert G. Luna.
- Post By Melahat Baftija
- 19:40, 9 janar, 2025
Los Anxhelos, 9 janar 2025 (MIA) - Në qarkun e Los Anxhelosit janë ende 179.783 banorë nën urdhrin për evakuim, deklaroi sot sherifi Robert G. Luna.
"Ata janë pothuajse 180.000 njerëz në qarkun Los Anxhelos, të cilët janë aktualisht nën urdhrin për evakuim dhe pothuajse 200.000 banorë të tjerë janë nën paralajmërime evakuimi", tha Luna.
Paralajmërimet për evakuim janë këshilla për banorët që të "përgatiten" të largohen menjëherë nga shtëpitë e tyre, shpjegoi CNN.
Sherifi tha se refuzimi i disa njerëzve për t'iu bindur urdhrave të evakuimit është duke vënë në rrezik jetën e oficerëve të zbatimit të ligjit.
"Nuk mund të theksoj mjaftueshëm që u bëj thirrje banorëve të cilëve u kërkohet të evakuohen të marrin parasysh paralajmërimet tona", tha Luna. mb/
Foto: MIA