• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pothuajse është përgjysmuar lundrimi në Kanalin e Suezit

Pothuajse është përgjysmuar lundrimi në Kanalin e Suezit

Nju-Jork, 23 shkurt 2024 (MIA) - Lundrimi në Kanalin e Suezit është ulur për 42 për qind në janar në krahasim me muajin më të frekuentuar në vitin 2023 për shkak të sulmeve të shpeshta të anijeve në Detin e Kuq, njoftoi Agjencia e Tregtisë dhe Zhvillimit pranë Kombeve të Bashkuara (UNKTAD).

Përgjatë Suezit në janar kanë kaluar 1.338 anije, që është për 42 për qind më pak se maji i vitit të kaluar.

Rënie identike është vërejtur edhe kur bëhet fjalë për lundrimin përgjatë Kanalit të Panamasë për shkak të thatësirës e cila e uli nivelin e ujit, bëhet e ditur në kumtesë, duke theksuar se tranziti përgjatë Kanalit të Suezit është ulur gjatë dy muajve të kaluar, përderisa në Kanalin e Panamasë ulet tashmë dy vjet. 

Lëvizja jemene Huthët ose Ansar Allah sulmon anije që kanë lidhje me Izraelin në Detin e Kuq, duke kërkuar ndërprerje të operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës të okupuar dhe dërgesë të ndihmës humanitare për palestinezët. 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe u përgjigjën me sulme ndaj caqeve në Jemen, ndërsa grupi militant u përgjigj duke synuar anijet amerikane dhe britanike. 

Për shkak të rrezikut nga sulmi, shumë anije komerciale tani e kalojnë Detin e Kuq dhe lundrojnë rreth Kepit të Shpresës së Mirë, sipas UNKTAD, duke theksuar se deri në mes të shkurtit, 586 anije kontejnere ishin ridrejtuar në atë rutë shumë më të gjatë, me rënie të vëllimit të peshës në tranzit përgjatë Kanalit të Suezit për 82 për qind. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR