• e enjte, 26 dhjetor 2024

Porosi për paqe nga koncepti i përbashkët i orkestrave ushtarakë të armatave të Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së

Porosi për paqe nga koncepti i përbashkët i orkestrave ushtarakë të armatave të Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së
Shkup, 27 prill 2022 (MIA) – Orkestrat ushtarakë të Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së për Evropë dhe Afrikë “USAREUR-AF” si pjesë të aktiviteteve të parapara në prag të stërvitjes “Swift Response 22”, sonte kanë mbajtur koncert të përbashkët njëorësh në lagjen Aerodrom në Shkup. Mes vizitorëve në koncert ishin zëvendës ministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani, ambasadorja e SHBA-së, Kejt Meri Bërnz, gjenerali brigadës, Orce Jordev, pjesëtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabmadhorisë së Armatës dhe Ambasadës së SHBA-së. Orkestri ushtarak i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si pjesë të bashkëpunimit mes armatave, tradicionalisht pothuajse çdo vit mban koncerte të përbashkëta me orkestrat ushtarakë të armatave të vendeve anëtare të NATO-s. Muajin e ardhshëm qytetarët do të kenë mundësi të ndjekin paraqitje të përbashkët të Orkestrit ushtarak me orkestrin të Gardës botërore të Norvegjisë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR