• e enjte, 26 dhjetor 2024

Popoviq: Të mbrohet sistemi i sjelljes së vendimeve në mënyrë që të pakësohet mundësia për korrupsion

Popoviq: Të mbrohet sistemi i sjelljes së vendimeve në mënyrë që të pakësohet mundësia për korrupsion

Shkup, 5 shtator 2023 (MIA) - Shteti duhet ta mbrojë sistemin për sjellje të vendimeve, duke i respektuar dhe duke i bërë efikas mekanizmat të cilat e mundësojnë atë, në mënyrë që të mbrohet interesi publik dhe të pakësohet mundësia për veprime të mundshme korruptuese, vlerësoi sot Misha Popoviq, udhëheqës i Qendrës për menaxhim të mirë pranë Institutit për demokraci "Societas civilis - Shkup".

"Flasim për të gjitha ato që nuk funksionuan si mekanizma kontrollues dhe mbrojtës për të mbrojtur mënyrën e marrjes së vendimeve për të marrë vendime në favor të interesit publik. Ndërsa transparenca forcohet, e cila do të përmirësohet vazhdimisht në rrugën drejt Bashkimit Evropian, e vetmja mënyrë për aktorët e korruptuar për të reduktuar rrezikun e ndjekjes penale është legalizimi i korrupsionit, pra miratimi i politikave dhe ligjeve që përfshijnë drejtpërdrejt privilegjin e një interesi të caktuar privat, në këtë rast, interesit të biznesit", deklaroi Popoviç para fillimit të prezantimit të analizës "Integriteti i vendimmarrjes: dështimet e sistemit në rastin Behtel Enka" dhe shtoi se pikërisht për këtë shteti duhet të mbrojë sistemin e vendimmarrjes.

Theksoi se në rastin "Behtel Enka" ka mosrespektim të Ligjit për lobim me çka, siç tha, në mënyrë origjinale mundësohet të nënshkruhet Memorandumi për bashkëpunim dhe të sillet Ligji për caktim të Interesit publik dhe nominim të partnerit strategjik për implementim të projektit për ndërtim të autostradave nga korridoret 8 dhe 10.

Theksoi se ka dështim në marrjen e vendimeve të bazuara në prova, gjegjësisht në vlerësimin e ndikimit të rregullores e cila proceduralisht është e përfshirë në punën e Qeverisë dhe në njëfarë mënyre mundëson që në procesin e krijimit të ligjeve të kontrollohet mënyra në të cilat interesa të ndryshme private ndikojnë në krijimin e ligjeve dhe politikave. Për këtë, vlerësoi ai, në një farë mënyre rasti "Behtel dhe Enka" ka shkelur Rregulloren e Punës së Qeverisë.

Vërejtje patir edhe ndaj presidentit të shtetit i cili, siç tha, nuk vendosi veto pezulluese. Theksoi se edhe pse kishin të drejtë t'i parandalonin të gjitha dështimet, presidenti i Shtetit dhe kryetari i Kuvendit nuk e bënë një gjë të tillë, me çka mundësuan që rreziku i korrupsionit të legalizohej, përkatësisht se ai në të ardhmen do të ndodhë.

Theksoi se me ligj special do të ndërtohet edhe autostrada nga Kërçova deri në ohër dhe shtoi se për atë tashmë po zhvillojet procedurë gjyqësore.

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR