Popov: Presioni aktual për formimin e akademisë monoetnike shqiptare është jorracionale dhe e pabazë
- Në shënimin e Ditës së ASHAM-it, gjegjësisht 57 vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, kryetari i saj, akademiku Zhivko Popov sot u përqendrua në nismën për themelimin e akademisë shqiptare të shkencave në vend dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve, që është temë e diskutimit në opinion dhe është në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
Shkup, 27 nëntor 2024 (MIA) - Në shënimin e Ditës së ASHAM-it, gjegjësisht 57 vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, kryetari i saj, akademiku Zhivko Popov sot u përqendrua në nismën për themelimin e akademisë shqiptare të shkencave në vend dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve, që është temë e diskutimit në opinion dhe është në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
"Në Maqedoni, si dhe në të gjitha vendet unitare të rajonit dhe gjithkund në botë, ekziston një akademi kombëtare, e cila e prezanton shtetin në asociacione evropiane dhe në asociacione tjera ndërkombëtare të akademive, dhe presioni aktual për formimin e akademisë shqiptare monoetnike është jorracional dhe i pabazë. Por, konform praktikave në shtete tjera, mund të formohen shoqata sknecoro-artistike si shoqata civile, ose akami në kuadër të të asociacionit profesional nga fusha të caktuara", tha Popov në fjalim.
Lidhur me anëtarësimin e ASHAM-it, theksoi se ka "kritere të përcaktuara qartë kritere cilësore dhe sasiore të njohura botërisht për vlerësimin e kandidatëve potencialë për anëtarësim në ASHAM" dhe se Akademia "ka qenë gjithmonë e hapur për të gjithë qytetarët që i plotësojnë kriteret e larta shkencore dhe artistike për anëtarësim në të, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare dhe çfarëdo përkatësie tjetër”.
Ajo që është karakteristikë për akademinë tonë multietnike, tha kryetari i ASHAM-it, është fakti se në të kandidatët për anëtarësim dhe akademikët nuk u është kërkuar asnjëherë të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike, madje ka pasur periudha kur akademikët maqedonas nuk kanë qenë shumicë në institucion".
Popov konsideron se "janë të pabaza edhe qëndrimet nga qarqe të caktuara politike dhe intelektuale" se profesorët dhe intelektualët nga përkatësia etnike shqiptare nuk kanë ku të kryejnë hulumtime shkencore, për shkak se këtë, sç tha, mund ta bëjnë në tre universitetet shtetërore ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. Para se gjithash në Institutin shtetëror shkencor për ruajtjen e trashëgimisë shpirëtore dhe kulturore të shqiptarëve në Shkup, për të cilën theksoi se ka buxhet personal dhe rreth njëqind të punësuar, njejtë sikur edhe në ASHAM.
"Në fakt, anëtarët e ASHAM-it e bëjnë pjesën më të madhe të kërkimit në USHCM dhe në universitete dhe institute të tjera shtetërore dhe institute shkencore, jo vetëm në vetë akademinë. Këto fakte tregojnë qartë se nuk ka vend për politika dhe manipulime në radhët akademike", tha akademiku.
Lidhur me përdorimin e gjuhëve në shkencë, ai tha se ajo "nuk ka dhe nuk njeh shenjë etnike" dhe konsideron se Ligji për përdorimin e gjuhëve të të gjitha komuniteteve etnike në vend duhet të rregullohet dhe specifikohet.
"Askush në Akademi, përfshirë edhe mua, nuk mendon se përdorimi i gjuhës shqipe dhe i gjuhëve të komuniteteve të tjera joshumicë në vend, si përfitim i Marrëveshjes së Ohrit dhe kategori kushtetuese, nuk duhet të hiqet, por përkundrazi, ajo duhet të përfshihet në redaktim dhe specifikim të zgjidhjes ligjore në fusha të caktuara, për të përmirësuar zbatueshmërinë e saj. Kjo vlen veçanërisht për funksionimin e sistemit të drejtësisë, punën e policisë, ushtrisë, pastaj sistemit shëndetësor e të tjera, ku duke pasur parasysh delikatesën dhe përgjegjësinë e asaj që është objekt i punës, është i nevojshëm përdorimi i një gjuhe të përbashkët për mirëkuptim", tha Popov.
Ai beson se përkthimi dhe shkrimi permanent i raporteve, planeve operative dhe protokolleve të ndryshme në dy ose më shumë gjuhë me përkthim gjyqësor do të rëndojë ndjeshëm punën profesionale dhe do të rrisë shpenzimet financiare në këto dhe në fusha të tjera, siç tha ai, "të ndjeshme të jetës shoqërore". mb/
Foto: MIA