• e enjte, 26 dhjetor 2024

Polonia ka ngritur aeroplanë pas sulmit rus mbi Ukrainën

Polonia ka ngritur aeroplanë pas sulmit rus mbi Ukrainën

Varshavë, 7 shkurt 2024 (MIA) - Armata polake publikoi se i ka filluar të gjitha procedurat e domosdoshme për sigurimin e mbrojtjes ajrore të vendit, pasi që këtë mëngjes është vërejtur aktivitet intensiv i aviacionit rus me rreze të gjatë veprimi.

Siç është sqaruar, kjo është e ndërlidhur me sulmet raketore këtë mëngjes në territorin e Ukrainës, ndërsa "Komanda operuese e forcave të armatosura të Polonisë e përcjellë në mënyrë të vazhdueshme situatën", theksojnë mediat polake.

Në komunikatë theksohet edhe paralajmërimi deri te popullata se janë aktivizuar aeroplanët polakë dhe aleatë dhe se kjo mund ta rrisë nivelin e zhurmës, sidomos në pjesën juglindore të vendit.

Rusia këtë mëngjes ka kryer sulme të reja raketore ndaj Kievit dhe qyteteve tjera ukrainas, me ç'rast një person e ka humbur jetën në pjesën jugore të vendit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR