• e diel, 30 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Politiko: Kaja Kalas po përballet me kritika se ende sillet si kryeministre

Politiko: Kaja Kalas po përballet me kritika se ende sillet si kryeministre

Bruksel, 26 mars 2025 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së, Kaja Kalas përballet me shumë kritika në muajt e parë të marrjes së detyrës, ndërsa funksionarët e Brukselit më shumë kanë vërejtje se ka vazhduar që të "sillet si kryeministri" kanë thënë burime për Politiko.

Gjatë një vizite në Kiev, menjëherë pas marrjes së detyrës në dhjetor, Kalas njoftoi në X njoftoi se "Bashkimi Evropian dëshiron që Ukraina ta fitojë këtë luftë" dhe disa zyrtarë të BE thanë se nuk ndjeheshin rehat që shefja i Shërbimit evropian për punë të jashtmenë ditën e saj të parë në detyrë, po i jepte vetes lirinë për të "kaluar mbi atë që konsiderohej retorika e vendosur për më shumë se dy vjet luftë në Ukrainë", thekson potali i Brukselit.

"Kalas po sillet ende si kryeministre", tha një diplomate e BE-së, e cila kërkoi të mos përmendet, duke iu referuar pozicionit të saj të mëparshëm si kryeministre e Estonisë.

Ky burim dhe nëntë diplomatë të tjerë dhe zyrtarë të BE-së kanë treguar për Politiko për një "seri gabimesh" gjatë muajve të parë të Kaja Kalas në detyrë, nga bërja e propozimeve të rëndësishme që nuk kishin mbështetje deri te marrja e shumë lirive në deklaratat e politikës së jashtme.

"Derisa e dëgjon, duket sikur jemi në luftë me Rusinë, gjë që nuk është linjë e BE-së, ka thënë një përfaqësues i BE-së.

Një vërejtje tjetër i përket propozimit të saj, pas Konferencës së sigurisë në Munih në shkurt, vendet e BE-së sigurojnë miliarda euro ndihmë emergjente për Ukrainën, pasi që SHBA-ja e ka ndërprerë ndihmën, informoi portali belg.

Politikani estonez, në një dokument prej dy faqesh të publikuar të dielën në mbrëmje, u kërkoi 27 vendeve -anëtare të Unionit të gjenin të paktën 1.5 milionë copë municione artilerie, ndër kërkesat e tjera. Dy diplomatë, nga Evropa Lindore dhe Veriore, theksuan se Kalas nuk arriti të fitonte mbështetje nga vende të mëdha si Franca përpara se të paraqiste propozimin e saj.

Një tjetër gjë që diplomatët mbajnë kundër Kalas është anulimi në minutën e fundit të takimit të kreut të diplomacisë evropiane dhe sekretarit amerikan të shtetit Marko Rubio në Uashington në fund të muajit shkurt, për shkak të, siç u shprehën, përgatitjes së dobët të takimit me palën amerikane. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR