• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

“Politiko”: Shekerinska dhe Gabriel, kandidate për zëvendës të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s

“Politiko”: Shekerinska dhe Gabriel, kandidate për zëvendës të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s

Bruksel, 15 gusht 2024 (MIA) - Dy ish funksionaret e larta nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, Radmilla Shekerinska dhe Maria Gabriel, janë në mesin e konkurruesve për zëvendëskryetar të ardhshëm të NATO-s, shkruan sot "Politiko" nga Brukseli në artikullin  "Detyra e parë e Mark Rutes në NATO: Të gjendet një grua si krah i djathtë."

Para se të fillojë mandatin e tij të ri si shef i NATO-s, Mark Rute tashmë po kalon nëpër disa biografi të atyre që duan të jenë krahu i djathtë i tij.

Zëvendëskryetari aktual Mirçea Xhoana i cili kryen këtë detyrë nga viti 2019 pritet të tërhiqet me qëllim të  kandidojë në zgjedhjet presidenciale në Rumani në nëntor, deklaruan përfaqësues të NATO-s për ”Politiko".

Një diplomat i lartë i NATO-s nga Evropa Perëndimore tha se ka një konsensus të përgjithshëm midis aleatëve se një përfaqësues nga Evropa lindore duhet të emërohet si zëvendës i Rutes.

Bisedimet në selinë e NATO-s janë fokusuar në dy ish funksionarë nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, dy vende ballkanike që dikur ishin nën kontrollin sovjetik deri në fund të Luftës së ftohtë, shkruan "Politiko".

"Ndoshta posti do t'i takojë një gruaje nga Evropa Lindore", deklaroi ish zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku.

Rute do të marrë drejtimin e NATO-s më 2 tetor, në kohën kur aleanca ushtarake kërkon një mision urgjent për të forcuar krahun e saj lindor në mënyrë që të parandalojë çdo agresion të mundshëm rus. Gjermania, për shembull, vlerëson se Rusia do të mund të ishte e gatshme të sulmojë ushtarakisht vendet e NATO-s në pesë deri tetë vjet, nëse vendos ta bëjë këtë.

Emri i ish ministres së Mbrojtjes nga Maqedonia e Veriut, Radmila Shekerinska, përmendet gjerësisht, sipas një diplomati të NATO-s dhe zyrtari të lartë të Aleancës. Nëse zgjidhet, ajo do të jetë zyrtarja më e lartë e NATO-s ndonjëherë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor jashtë Bashkimit Evropian. Vendi hyri në NATO-n katër vjet më parë ku Shekerinska madje luajti rol kyç në anëtarësimin e saj. Shekerinska për momentin është nënkryetare e Partisë së socialistëve evropianë. Në një intervistë pas invazionit rus të Ukrainës, ajo hodhi poshtë pretendimin e Rusisë se zgjerimi i NATO-s drejt lindjes është një "plan i keq i Perëndimit". “Përkundrazi, fillimisht anëtarët kryesor të NATO-s nuk kishin apetite për zgjerim”, tha Shekerinska, transmeton "Politiko".

Shekerinska ka refuzuar të komentojë informacionet se mund të jetë zëvendëse e Rutes në NATO.

Majda Ruge, bashkëpunëtore e lartë e politikës në Institutin tink- tenk të Këshillit evropian për marrëdhënie me jashtë e vlerësoi atë si një kandidate ideale.

"Për (zëvendës të sekretarit të ardhshëm të përgjithshëm), NATO-s do t'i duhet një person që është shumë kompetent, është e zgjuar dhe gjithashtu kupton sfidat në Ballkanin Perëndimor. Radmila Shekerinska i përshtatet atij profili në mënyrë të përkryer", thotë Ruge e cila është eksperte për rajonin e Ballkanit.

Европската комисија денеска најави 200 милиони евра инвестиции заедно со Европската инвестициска банка за европскиот вселенски сектор.

Kandidate tjetër për këtë pozitë është edhe ish zëvendëskryeministrja dhe ish komisarja evropiane e Bullgarisë, Maria Gabriel, sipas dy zyrtarëve madje me njohuri të drejtpërdrejta për planet e saj.

"Ka zëra rreth ish komisares evropiane dhe zëvendëskryeministres bullgare Maria Gabriel", tha Lungesku. Gabriel nuk është përgjigjur në kërkesën për koment.

Delegacionet e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në NATO nuk i komentojnë kandidaturat. Edhe NATO refuzoi të komentojë.

Ndryshe, Bullgaria është në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjeve të ngushta të elitave të saj politike me Rusinë. Në prill, kryeministri në largim Nikollaj Denkov paralajmëroi në një intervistë për "Politiko" se "Rusia do të bëjë gjithçka që është e mundur për të kthyer ndikimin e saj të fuqishëm në Bullgari. Sofja ka bërë gjithashtu marrëveshje për të forcuar rolin e Moskës si furnizuesin dominant të energjisë në Evropën Juglindore edhe krahas retorikës për mbështetje ndaj Ukrainës.

Foto: printskrin Politiko, arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR