• e enjte, 26 dhjetor 2024

Poliklinika "Hekuranë" u furnizua me mamograf digjital, me stereotaksë dhe aparat për eho me ultrazë me dy sonde

Poliklinika

Shkup, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Poliklinika "Hekuranë" u furnizua me pajisje të reja mjekësore. Me mjete nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë janë furnizuar mamograf digjital me stereotaksë dhe aparat për eho me ultrazë me dy sonde.

"Sot e promovojmë pajisjen e re mjekësore-mamografin digjital me stereotaksë dhe aparatin për eho me ultrazë me dy sonde, të blera nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë me vlerë prej rreth 14 milionë denarë", deklaroi ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Mamografi digjital, siç theksoi, paraqet pajisjen më të sofistikuar që shfrytëzohet në të gjitha institucionet mjekësore në tërë botën dhe vlen për metodë bashkëkohore për skriningun e kancerit në gji në fazë të hershme.

"Me qëllim të diagnostikimit në me kohë dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, vazhdon skrining programi kombëtar për zbulimin e hershëm të kancerit në gji, që është falas për pacientët. Për vitin e ardhshëm planifikohet rritje e numrit të kabineteve për skrining të kancerit të gjirit, sipas rregullave dhe protokolleve të miratuara nga Komisioni kombëtar për skrining dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit", tha ministri i Shëndetësisë.

Mexhiti tha se ka ambulancë skriningu në Kirurgjinë torakale për pacientët që kanë bërë eho mamografi, biopsi dhe dhe rezultat të konfirmuar histopatologjik dhe të njëjtat drejtpërdrejt nga mjeku specialist radiolog, mund të dërgohen në Ambulancën torakale për të caktuar termin për intervenim kirurgjik.

"Deri tani këtë mundësi, mjekët specialistë radiologë nuk e kanë pasur as në precedurat diagnostifikuese", tha Mexhiti.

Sipas tij, muajt e kaluar është punuar intensivisht për përmirësimin e ndërrmarjeve publike shëndetësore në tërë shtetin me blerje të pajisjeve të reja mjekësore, përmirësimin e kushteve përmes rindërtimit, përforcimit të stafit dhe prokurimit të ilaçeve. ss/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR