• e enjte, 18 korrik 2024

Policia suedeze çaktivizoi një mjet shpërthyes në një park në qendër të Stokholmit

Policia suedeze çaktivizoi një mjet shpërthyes në një park në qendër të Stokholmit
Stokholm, 22 gusht 2022 (MIA) - Policia suedeze çaktivizoi një valixhe me eksploziv të gjetur në qendër të Stokholmit të dielën vonë në mbrëmje, deklaroi sot një zëdhënës i policisë. Një mjet shpërthyes u gjet në një valixhe në një park në qendër të Stokholmit. Parku është një nga vendet në kryeqytet ku zhvillohet festivali vjetor i kulturës. Këtë vit ai u organizua nga data 17 deri në 21 gusht. "Policia ka vlerësuar se valixhja e gjetur në Kungstradgarden të dielën përmbante eksploziv", thuhet në kumtesën e  policisë. "Zona u rrethua përkohësisht, dhe bomba u çaktivizua dhe u hoq nga valixhja. Autoritetet kryen një hetim mjeko-ligjor të hënën në mëngjes", njoftoi policia. "Tani do të studiohen të gjitha elementet e hetimit. Vetëm pas një ekzaminimi të plotë në qendrën kombëtare të mjekësisë ligjore do të mund të themi me siguri nëse objekti i rrezikshëm ishte i përdorshëm", tha shefi i policisë Erik Akerlund. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR