• e premte, 27 dhjetor 2024

Policia shqiptoi 179 sanksione për vozitje të shpejtë

Policia shqiptoi 179 sanksione për vozitje të shpejtë

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme dje ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 179 shoferë.

Siç informoi sot MPB-ja, prej tyre, tre automjete lëviznin  me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Njëherit, 90 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banuaar, ndërsa 89 jashtë vendeve të banuara.

Nga MPB paralajmërojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

"U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta", informon MPB. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR