• e shtunë, 23 nëntor 2024

Policia ndërmerr masa të forta sigurie në prag të përkujtimit të lindjes së Goce Dellçevit

Policia ndërmerr masa të forta sigurie në prag të përkujtimit të lindjes së Goce Dellçevit

Shkup, 2 shkurt 2022 (MIA) - Me rastin e 151 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit, të shtunën janë paralajmëruar delegacione të tjera që do të vendosin lule mbi varrin e tij në kishën "Sveti Spas" në Shkup. Në prag të shënimit të përvjetorit, i cili cilësohet si ngjarje me rrezikshmëri të lartë, vërehet siguria e shtuar policore rreth kishës “Sveti Spas”, për të shmangur incidentet e mundshme pas njoftimeve të Institutit Patriotik të VMRO-DPMNE-së për “organizimin e rojes heroike dhe praninë gjithëditore te varri i Goce Dellçevit” dhe ardhjen e mundshme të grupeve të organizuara nga Bullgaria.

Për shkak të festës, SPB – Shkup njoftoi se nga sot në ora 18:00 do të ndërmarrë aktivitete dhe masa të intensifikuara për rritjen e sigurisë rreth kishës “Sveti Spas”, si dhe vendosjen e regjimit të posaçëm të komunikacionit në atë zonë.

Për këtë qëllim do të mbyllet për qarkullim rruga “Samoilova”, në aksin e rrugës “Iljo Vojvoda” deri në udhlkryqin me rrugën “Prohor Pçinski”. Përveç kësaj, të shtunën në rrugën “Llazar Liçenoski” do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit.

SPB - Shkup apelon tek të gjithë qytetarët që të respektojnë urdhrat e zyrtarëve policorë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja, për të garantuar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Sipas njoftimeve, kolosin e luftës revolucionare maqedonase do ta nderojnë presidenti Stevo Pendarovski, delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, në përbërje të të cilit janë zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi dhe ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, si dhe përfaqësues të disa institucioneve dhe partive të tjera politike. Deri më tani nuk ka njoftime se në ceremoni do të marrin pjesë përfaqësues të lartë zyrtarë nga Bullgaria.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha javën e kaluar se Ministria e Punëve të Brendshme do t'i ndërmarrë të gjitha masat në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën, se shënimi i përvjetorit të lindjes së Goce Dellçevit do të bëhet në mënyrë dinjitoze dhe paqësore dhe se do të garantohet siguria e të gjithë qytetarëve në vend. Në këtë drejtim, Kovaçevski të premten pati një bisedë telefonike edhe me kolegun e tij bullgar Galab Donev, në të cilën të dy kryeministrat u angazhuan për festimin paqësor dhe të sigurt të përvjetorit të lindjes së Dellçevit.

The constitutional revision is not the last big and difficult decision on our EU path. Once the screening report on the rule of law chapter arrives, we will again face with laws related to th

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot apeloi për kremtim dinjitoz të përvjetorit, duke thënë se secili individ mban përgjegjësi personale për sigurinë e përbashkët dhe sjelljen demokratike. Ai theksoi se policia e Maqedonisë është plotësisht e përgatitur që të sigurojë kushte për kremtim dinjitoz të përvjetorit pa asnjë shqetësim të rendit dhe qetësisë publike dhe se ka kapacitet për të ruajtur sigurinë, paqen dhe qetësinë e qytetarëve.

"Qytetarët të mos shqetësohen fare se do të merren të gjitha masat për një festë dinjitoze, pa asnjë prishje të rendit dhe qetësisë publike. Ky vend ka institucionet e veta që janë përgjegjëse për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike. Në bazë të vlerësimeve, do të aktivizohet një plan që do të kontribuojë në nderimin paqësor. Prania e policisë duhet të jetë në kënaqësinë tonë që të sigurohet një përkujtim paqësor dhe dinjitoz, e jo të shqetësohemi që ka prani policore. Janë ata që na mbrojnë dhe krijojnë një atmosferë në të cilën të gjithë jetojmë dhe punojmë të sigurtë", theksoi ministri Spasovski në një bisedë në programin e mëngjesit "Maqedonia në mëngjes" në servisin publik kombëtar.

Në prag të përvjetorit të hënën, në vend qëndroi ministri i Punëve të Brendshme bullgare Ivan Demerxhiev ishte në vend për një takim me kolegun e tij maqedonas Spasovski, pas së cilës të dy thanë se nuk do të lejohet asnjë incident në festën e lindjes së Goce Dellçev. dhe se policia po merr të gjitha masat e nevojshme.

"Në kushtet e tensioneve pak të shtuara, njoftimeve të ndryshme për prishje të rendit dhe qetësisë publike, duam të dërgojmë një mesazh të qartë se nuk do të lejohet asnjë incident. Policia e Maqedonisë po i ndërmerr të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme dhe absolutisht nuk guxon të lejojë incident, gjegjësisht do të sigurohet nderim ashtu siç i ka hije kolosit tonë Goce Dellçev", tha ministri Spasovski.

 

Министрите за внатрешни работи на Северна Македонија и Бугарија, Оливер Спасовски и Иван Демерџиев денеска од Скопје порачаа дека нема да се дозволи никаков инцидент на чествувањето на годишн

Demerxhievi, nga ana tjetër, ka bërë të ditur se nuk do të lejojnë të shkaktohen çfarëdo provokime apo ngjarje të padëshiruar. "Të mos lejojmë që disa njerëz të tentojnë të ndezin zjarrin, aty ku nuk ka. Qëllimi është të nderohet kolosi Goce Dellçev, e jo të jetë qendër dhe vend ku do të ndodhin dukuri radikale", tha Demerxhievi.

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska tha të martën se përvjetori i lindjes së Dellçevit duhet të festohet me sjellje të duhur dhe në “rojet heroike” të paralajmëruara te varri i tij, sheh motiv për marrjen e pikëve politike në hartën e nacionalizmit.

“Nuk ka kushte dhe nuk ka nevojë të krijohen struktura paralele, për faktin se institucionet e shtetit janë duke funksionuar, veçanërisht institucionet që janë përgjegjëse për sigurinë dhe stabilitetin e këtij shteti”, tha Petrovska, duke shtuar se është “vendim i keq” nëse rojet e paralajmëruara të VMRO-DPMNE-së do të jenë të pranishme rreth kishës “Sveti Spas” për të shkaktuar incidente.

Sipas ministrit Spasovski, njoftimet për organizimin e “rojeve” janë thjesht të papranueshme dhe asnjë parti politike nuk mund të përvetësojë karakterin dhe veprën e dikujt, sepse Dellçevi i përket popullit maqedonas.

Македонската полиција има капацитети во било какви услови да ја задржи безбедноста и мирот и спокојот на граѓаните, вели министерот за внатрешни работи Оливер Спасовски во одговор на прашањет

"E vetmja gjë që meriton Goce Dellçev është ta nderojmë veprën e tij me dinjitet. Ne si shtet udhëheqim politikë të fqinjësisë së mirë, këtu nuk ka dilemë, mirëpo prandaj kërkojmë respekt dhe dinjitet. Ne nuk devijojmë nga ato parime. Duam t'i shtrijmë dorën secilit, por do të kundërshtojmë ashpër nëse dikush dëshiron ta poshtërojë Maqedoninë dhe popullin maqedonas", porositi Spasovski.

Rreth paralajmërimeve të kryetarit të Shoqatës “Fondacioni Maqedonia”. Viktor Stojanov se nga Bullgaria do të vijnë rreth 150 veta për të nderuar Goce Dellçev, Spasovski thotë se MPB është duke shkëmbyer të dhëna me kolegët bullgarë, duke shtuar se vendimi për ndalimin e mundshëm të personave të caktuar në ngjarje do të varet nga analizat. që bëhen dhe sipas të dhënave që disponon policia, për të garantuar përkujtimin e tij paqësor dhe dinjitoz.

"Kyçe për ne do të jetë nëse ndonjë strukturë do të organizohet për të shkaktuar probleme, për të shprehur mosrespektim ndaj qytetarëve, ndaj shtetit dhe në bazë të kësaj do të merren vendime. Që të gjitha opsionet të jenë të hapura dhe në fakt të ketë baza ligjore për këtë, theksoi Spasovski.

Në lidhje me ofertën e kryekomisarit të MPB-së bullgare, Stanimir Stanev, se Bullgaria mund të ofrojë ndihmë policore nëse ka një kërkesë të tillë nga MPB-ja jonë, Spasovski tha se nuk ka nevojë për këtë, sepse policia maqedonase ka kapacitete që garantojnë stabilitet dhe siguri dhe është plotësisht e përgatitur për çdo ngjarje dhe rast për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e shtetit dhe qytetarëve të tij.

Во чест на 151-годишнина од раѓањето на великанот на македонското револуционерно дело и државност Гоце Делчев, в сабота повеќе делегации ќе положат цвеќе во црквата „Св. Спас“ во Скопје.

Edhe nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikolloski tha të hënën se pret që më 4 shkurt të ketë manifestim dinjitoz dhe një festë dinjitoze të përvjetorit të lindjes së Goce Dellçevit.

Ambasadori evropian Dejvid Gi, nga ana tjetër, shfaqi shpresën se kjo ngjarje është një mundësi për dialog dhe rritje të mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Këto ishin disa javë të vështira, por edhe në atë periudhë është domethënëse që ka pasur kontakte të vazhdueshme mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, sepse marrëdhëniet e mira fqinjësore janë në interesin e të gjithëve. Kemi parë kontakte në nivelin e kryeministrave, ministrave të jashtëm, të punëve të brendshme, për t'i përmendur si shembull. Kjo është fryma që duhet të ruhet në këtë përkujtim", tha Gir.

Thirrje për një festë dinjitoze të përvjetorit dhe për të mos lejuar përshkallëzimin e tensioneve bënë të martën ish-presidenti bullgar Petar Stojanov dhe pasardhës të njerëzve të famshëm nga Maqedonia, të cilët vlerësuan se provokimi i përplasjeve mes qytetarëve të dy vendeve do të përbënte "përdhosje të papranueshme të kujtimit të Goce Dellçevit”.

Од денеска до сабота, посебен сообраќаен режим во Скопје, во пресрет на чествувањето на раѓањето на Гоце Делчев.

"Kjo do të hedhë hije të keqe jo vetëm mbi marrëdhëniet midis vendeve tona më të afërta, por edhe mbi ata që vdiqën për lirinë e Maqedonisë nga sundimi osman.Nuk duhet të lejojmë grupe të ndara njerëzish në cilindo nga dy vendet, me vetëdije apo pa vetëdije, të shkatërrojnë veprat e të parëve tanë", bëhet e ditur në thirrjen.

Goce Dellçev lindi më 4 shkurt të vitit 1872 në Kukush, në familjen e Sulltanës dhe Nikollës. U shkollua në gjimnazin e Selanikut dhe në Akademinë Ushtarake në Sofje. Punoi mësues në Shtip, ndërsa si anëtar i KQ të TMORO-së u angazhua në krijimin e rrjetit të bazave, komiteteve dhe çetave të komiteteve të Organizatës.

Mori pjesë në Kongresin e TMORO-s të Selanikut (1896), dhe deri në vitin 1901 ishte përfaqësues jashtëkufitar i Organizatës në Sofje. U vra më 4 maj 1903 nga ushtria osmane në fshatin Banicë, rrugës për në Ser.

Sarkofagu me eshtrat e Goce Dellçevit nga viti 1946 gjendet në oborrin e kishës “Sveti Spas” në Shkup.

 

QËNDRONI TË LIDHUR