• e mërkurë, 03 korrik 2024

Policia në Baltimor: Dy të vrarë dhe 30 të lënduar gjatë të shtënave

Policia në Baltimor: Dy të vrarë dhe 30 të lënduar gjatë të shtënave

Baltimor, 2 korrik 2023 (MIA) - Dy persona humbën jetën, ndërsa edhe 30 janë lënduar, prej të cilëve tre janë në gjendje kritike, gjatë të shtënave në qytetin amerikan Baltimor, konfirmoi komisari i policisë në Baltimor, Riçard Uorlli në konferencën për media në vendin e ngjarjes. 

Më parë, portali "BNO News" raportoi se të shtënat masive dyshohet se kanë ndodhur pak pas mesnate me orën lokale në një festë ku morën pjesë më shumë se 100 persona me rastin e "Ditës së Bruklinit". Dëshmitarët okularë thonë se ka pasur rreth 30 të shtëna. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR