• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Policia greke nuk i lejoi bujqit që ta bllokojnë vendkalimin kufitar Evzoni - Bogorodicë, komunikacioni zhvillohet normal

Policia greke nuk i lejoi bujqit që ta bllokojnë vendkalimin kufitar Evzoni - Bogorodicë, komunikacioni zhvillohet normal

Athinë, 14 shkurt 2024 (MIA) - Policia greke nuk u lejoi bujqve që ta mbyllin vendkalimin kufitar Evzoni (Bogorodicë) me Maqedoninë e Veriut, të cilët me traktorë dhe në këmbë planifikonin që sonte, për dy orë plotësisht ta bllokojnë komunikacionin, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Sipas informacioneve të MIA-s nga kompetentët, komunikacioni, si për automobilë, ashtu edhe për automjete të mallrave edhe për hyrje edhe për dalje nga Greqia zhvillohet normalisht. 

Bllokimi i ri në vendkalimin kufitar ishte caktuar për sonte nga ora 19:00 deri në orën 21:00 sipas orës lokale, respektivisht nga ora 18:00 deri në orën 20:00 me kohën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa qëllimi ishte që t'i mbyllin të gjitha pikat për hyrje dhe dalje nga Greqia në vendkalimin kufitar konkret drejt vendit tonë. 

Sipas televizionit grek "Skaj", bashkë me policinë në kufi ka arritur edhe një prokuror që t'i informojë bujqit për pasojat eventuale në rast se vendosin bllokadë.

Vendkalimi kufitar është i hapur, ndërsa bujqit, të cilët në Evzoni janë me traktorët e tyre, revoltën e shprehën me djegien e mjeteve piroteknike. 

Bujqit nga tërë Greqia po zhvillojnë sot takime, për të informuar kolegët e tyre për takimin e djeshëm me kryeministrin grek, Kirjakos Micotakis, ndërsa për nesër në mesditë është plaifikuar takim i përbashkët i të gjithë bujqve, për të përcaktuar hapat e tyre të ardhshëm.

Duke marrë parasysh atë se reagimet fillestare pas bisedimeve me Micotakis janë se nuk janë plotësuar të gjitha kërkesat e tyre, ka shumë gjasa që protestat dhe bllokadat të intensifikohen. fc/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR