Policia gjobiti 271 shoferë për tejkalim të shpejtësisë
- Në kuadër të kontrollit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, policia dje gjobiti 271 shoferë, njoftoi MPB-ja.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:26, 11 prill, 2024
Shkup, 11 prill 2024 (MIA) - Në kuadër të kontrollit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, policia dje gjobiti 271 shoferë, njoftoi MPB-ja.
Prej tyre 19 kanë drejtuar me automjetin e tyre me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa katër me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në këtë rast, 78 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet dhe 193 jashtë qytetit.
Siç paralajmërojnë nga MPB-ja, kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U apelojnë të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t'i respektojnë rregullat dhe dispozitat e qarkullimit për një kontribut të përbashkët për rrugë më të sigurta.
Foto: Arkivi i MIA-s