• e hënë, 08 korrik 2024

Policia e Ohrit e arrestoi sulmuesin e dytë të Kristian Pendikovit

Policia e Ohrit e  arrestoi sulmuesin e dytë të Kristian Pendikovit

Ohër, 22 shkurt 2023 (MIA) - Policia në Ohër dje pasdite e ka arrestuar 23-vjeçarin nga Manastiri B.A., i cili dyshohet si sulmuesi i dytë ndaj Kristian Pendikovit nga Ohri.

Zëdhënësi i SPB -Ohër, Stefan Dimoski, konfirmoi se dje në orën 17 nëpunës të policisë e kanë privuar nga liria personin B.A., që kërkohet me urdhërarrest qendror për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale "lëndim të rëndë trupor" sipas nenit 131 të Kodit Penal.

Sipas Dimoskit, B.A. është mbajtur në stacion policor dhe do t'i dorëzohet PTHP-së kompetente. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR