• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Policia e liqenit të Ohrit ka shpëtuar dy persona të mitur në ujërat e Liqenit të Ohrit

Policia e liqenit të Ohrit ka shpëtuar dy persona të mitur në ujërat e Liqenit të Ohrit

Ohër, 8 korrik 2024 (MIA) - Dy persona të mitur janë shpëtuar në ujërat e Liqenit të Ohrit me intervenim të zyrtarëve nga Stacioni policor për kontroll kufitar "Liqeni i Ohrit".

Intervenimi i policisë vijoi në mëngjes, pasi paraprakisht në orën 09:30 u raportua se në ujërat e liqenit te plazhi "Bafalo biç", u përmbys një kajak, në pronësi të Kajak-klub nga Ohri në të cilin kishte dy të mitur.

Pas raportimit të marrë, nëpunësit policor nga Policia e Liqenit me varkë u nisën drejt vendit të theksuar dhe në ujërat e liqenit, rreth 100  metra nga bregu, u vërejtën dy persona të mitur të cilët me vete kishin rripin për shpëtim.

Ata me varka të policisë u transferuan në stacionin policor,  ku kanë marrë ndihmën e parë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR