• e premte, 27 dhjetor 2024

Policia e Kumanovës kapi një banor të Strumicës, transportonte emigrantë nga Siria

Policia e Kumanovës kapi një banor të Strumicës, transportonte emigrantë nga Siria
Kumanovë, 20 shtator 2022 (MIA) - Policia e Kumanovës kapi një banor të Strumicës i cili transportonte emigrantë nga Siria. Dje në orën 16:15 në lagjen Konjare e Poshtme, të Kumanovës, nëpunës të policisë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria S.Sh. (20) nga Strumica. "Gjatë kontrollit të automjetit 'ford fokus', me targa bullgare, të cilin e drejtonte, ishin gjetur shtatë emigrantë nga Siria", njoftoi policia. Pas dokumentimit të rastit kundër shoferit do të ngritet parashtresë, ndërsa emigrantët do të dërgohen në qendrën e pranimit- tranzitit. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR