• e enjte, 26 dhjetor 2024

Policia e gjeti dhe e ktheu varkën me dy adoleshentë që në mënyrë të pakontrolluar ishte larguar nga bregu i Liqenit të Ohrit

Policia e gjeti dhe e ktheu varkën me dy adoleshentë që në mënyrë të pakontrolluar ishte larguar nga bregu i Liqenit të Ohrit

Shkup, 8 shtator 2023 (MIA) - Pjesëtarë të policisë dhe anëtarë të klubit të kanotazhit "Drini i Zi" në Strugë e gjetën varkën me adoleshentë që në mënyrë të pakontrolluar ishin larguar nga bregu te "Plazhi i grave" në ujërat e Liqenit të Ohrit. Me një mjet lundrues adoleshentët, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, sigurt janë dërguar deri në bregun e liqenit. 

"Sot në orën 09:35 në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare 'Liqeni i Ohrit', nga klubi i kanotazhit 'Drini i Zi' nga Struga ishte denoncuar se në ujërat e Liqenit të Ohrit, dy kilometra nga bregu, përballë 'Plazhit të grave', në mënyrë të pakontrolluar po largohet varka për kanotazh me dy adoleshentë në drejtim të kufirit shtetëror me Republikën e Shqipërisë", informuan nga MPB-ja.

Sipas denoncimit, anëtarë të klubit të kanotazhit i janë afruar varkës, por për shkak të erës së fuqishme nuk ka mundur ta nxirrnin në breg. 

Pas masave të ndërmara, nëpunësit e policisë nga Stacioni i Policor për mbikëqyrje kufitare "Liqeni i Ohrit", Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare "Frëngovë" dhe anëtarë të klubit të kanotazhit e kanë gjetur varkën një kilometër përballë hotelit "Izgrev" në Strugë, pas çka me mjet lundrues varka me adoleshentët, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, në mënyrë të sigurt janë dërguar deri në bregun e liqenit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR