• e enjte, 26 dhjetor 2024

Policia e BeH-së shkatërroi një grup kriminal që kontrabandonte drogë dhe armë në BE

Policia e BeH-së shkatërroi një grup kriminal që kontrabandonte drogë dhe armë në BE

Sarajevë, 18 maj 2023 (MIA) – Policia e Bosnje e Hercegovinës shkatërroi një grup kriminal, i cili në katër vitet e fundit kontrabandonte drogë dhe armë në vendet e Bashkimit Evropian, duke bërë miliona fitime.

Sipas kumtesës së Agjencisë shtetërore të policisë për hetim dhe mbrojtje (SIPA), pjesëtarët e tyre kanë kryer kontrolle në njëmbëdhjetë lokacione në zonën e tre qarqeve në Federatën e Bosnjë e Hercegovinës dhe qytetin e Banja Lukës, pas së cilës janë arrestuar katër njerëz.

Grupi kriminal akuzohet për kontrabandë droge, armësh dhe pajisjesh ushtarake dhe larje parash.

Aksioni u krye pas katër vitesh monitorim të grupit, gjatë të cilit policia e BeH-së bashkëpunoi me policët e USKOK-ut kroat dhe u mblodhën prova duke deshifruar aplikacionin e komunikimit Skaj.

Nga viti 2019 e deri më sot, të dyshuarit kanë kontrabanduar rreth 300 kilogramë spid, më shumë se njëqind kilogramë skank, 20 kilogramë përzierje për rritjen e spidit, 42 litra vaj amfetamine dhe katër thasë të mëdhenj me ekstaz në vendet anëtare të BE-së. Ata kanë kontrabanduar edhe 50 copë armë zjarri të ndryshme – automatikë dhe pistoleta të markave dhe kalibrave të ndryshëm. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR