• e enjte, 26 dhjetor 2024

Policia dënoi 173 shoferë për vozitje të shpejtë

Policia dënoi 173 shoferë për vozitje të shpejtë

Shkup, 14 maj 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar, me çka janë sanksionuar 173 shoferë.

Prej tyre, siç bëri të ditur MPB, 14 shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë nga shpejtësia e lejuar. Gjatë kësaj, 70 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 103 shoferë jashtë vendeve të banimit.

Nga MPB bëjnë të ditur se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR