• e diel, 24 nëntor 2024

Podoljak: Pas 26 ditësh luftë ka disa ndryshime të caktuara në negociatat paqësore

Podoljak: Pas 26 ditësh luftë ka disa ndryshime të caktuara në negociatat paqësore
Londër, 21 mars 2022 (MIA) – Negociuesi ukrainas, Mihaillo Podoljak për Bi-Bi-Si deklaroi se pas 26 ditësh luftë ka disa ndryshime të caktuara në negociatat paqësore.
"Rezistenca e Ukrainës e ka detyruar Rusinë në mënyrë më përkatëse ta vlerësojë situatën reale, që ndihmon që të stimulohet ndonjë lloj dialogu", theksoi Podoljak. Ai potencoi se çdo vendim për marrëveshje paqësore do të sillet midis presidentit ukrainas dhe rus Volodimir Zelenski dhe Vlladimir Putin. Sipas Podoljakut akoma nuk është dakorduar datë për takimin e Zelenskit me Putinin. Ai nuk zbuloi detaje nga negociatat, por shprehi pakënaqësi nga refuzimi i NATO-s të vendosë zonë të fluturimeve të ndaluara në Ukrainë. "Ata nuk po e mbyllin qiellin tonë, por qëndrojnë mënjanë në një kohë kur 10 milionë njerëz kërkojnë një vend për të jetuar dhe tre milionë tashmë janë larguar nga vendi. Kjo është një katastrofë humanitare në Evropë", tha Podoljak.

QËNDRONI TË LIDHUR