• e diel, 24 nëntor 2024

Po tërhiqet uji nga fshatrat e përmbytura në Komunën e Dollnenit, një pjesë e tyre pa energji elektrike

Po tërhiqet uji nga fshatrat e përmbytura në Komunën e Dollnenit, një pjesë e tyre pa energji elektrike
Shkup, 22 gusht 2022 (MIA) – Qendra për Menaxhim me Kriza sonte kumtoi se uji në vendbanimet e përmbytura në Komunën e Dollnenit po tërhiqet,  si dhe pjesa më e madhe e komunës është pa energji elektrike si masë paraprake që të mbrohen banorët dhe rrjeti  për furnizim me energji. Ekipet e EVN-së janë në terren dhe po e ndjekin situatën. Ekipi i njësitit zjarrfikës Prilep ka punuar në pompimin e ujit nga një bodrum në një market në fshatin Llazhan. “Deri në këtë moment nuk ka as të lënduar as të pësuar”, kumtoi QMK-ja. ar/      

QËNDRONI TË LIDHUR