• e mërkurë, 17 korrik 2024

Po shuhet zjarri në afërsi të Bogdancit, ekziston rrezik të përhapet edhe në mullinjtë e erës

Po shuhet zjarri në afërsi të Bogdancit, ekziston rrezik të përhapet edhe në mullinjtë e erës

Bogdanci, 3 gusht 2023 (MIA) - Zjarri që ka rënë sot rreth orës 11 në zonën "Bërdarov Kamen", pranë stacionit të pompimit të Hidrosistemit "Liqeni i Dojranit" është duke u shuar, por ende ekziston rreziku që të përhapet në mullinjtë e erës pranë Bogdancit.

Siç informoi kryetari i komunës së Bogdancit, Blazhe Shapov, zjarri është duke u shuar, por ai është afruar nën mullinjtë e erës dhe po bëhen përpjekje të mëdha që të mos i prek ata.

"Në shuarje marrin pjesë tre aeroplanë "Er traktors" të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, zjarrfikës nga Gjevgjelia dhe Vallandova dhe Ndërmarrja komunale. Shpresojmë që zjarri të mos përhapet në mullinjtë e erës dhe me veprime të përbashkëta do të mund ta vëmë zjarrin nën kontroll", tha Shapov.

Ndryshe, zjarri i fortë ka shpërthyer në pyllin e degraduar me kërcell të ulët dhe barin e thatë dhe ka përfshirë me shpejtësi një sipërfaqe më të madhe. ls/

Foto: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR