• e martë, 17 mars 2026

Po shqyrtohet mundësia për evakuimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nga EBA përmes rrugës tokësore drejt Mbretërisë së Arabisë Saudite

Po shqyrtohet mundësia për evakuimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nga EBA përmes rrugës tokësore drejt Mbretërisë së Arabisë Saudite

Shkup, 2 mars 2026 (MIA) - Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi njoftoi se po shqyrtohet mundësia për riatdhesimin dhe evakuimin e qytetarëve tanë nga Emiratet e Bashkuara Arabe përmes Mbretërisë së Arabisë Saudite. Sipas njoftimit në rrjetet sociale, riatdhesimi dhe evakuimi i qytetarëve tanë që ndodhen në EBA do të kryhet përmes kufirit tokësor drejt Mbretërisë së Arabisë Saudite, dhe më pas me aeroplan që do të nisen nga territori i tyre.

"Transporti nga Emiratet e Bashkuara Arabe deri në Mbretërinë e Arabisë Saudite do të kryhet në rrugë tokësore me autobus dhe do të zgjaste nga 13 deri në 15 orë. Përmes një kërkese formale/Note nga Ambasada dhe Ministria e Punëve të Jashtme, bazuar në listën e dorëzuar, autoritetet saudite do të lëshojnë viza humanitare për qytetarët e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare", thuhet në informatë.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut që janë të interesuar për këtë mundësi duhet të regjistrohen në numrin e emergjencës së Ambasadës +971 56 441 7532 si dhe në imejl adresën: abudabi1@mfa.gov.mk.

Ministria e Punëve të Jashtme dy ditë më parë publikoi numrat e telefonit për ndihmë për qytetarët tanë në Lindjen e Mesme. qa/

Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR