• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rivotohet në fshatin Llërcë, Komuna e Zhelinës, procesi po zhvillohet pa probleme

Rivotohet në fshatin Llërcë, Komuna e Zhelinës, procesi po zhvillohet pa probleme

 Tetovë, 22 maj 2024 (MIA) - Në vendvotimin numër 2101 në fshatin Llarcë, në Komunën e Zhelinës, sot ka rivotim për zgjedhjet parlamentare në kuadër të Njësis zgjedhore 6 pasi që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) e ka anuluar votimin e mbajtur më 8 maj. Nga Komisioni Komunal Zgjedhor  në Zhelinë informojnë se me kohë ka filluar votimi  në orën shtatë.

 "Rivotim ka vetëm në një vendvotim me numër 2101 në fshatin Llarcë, Komunën e Zhelinës. Votimi filloi saktë në orën shtatë dhe po zhvillohet pa anjë problem. Normal funksionon aparati për identifikim dhe votimi po zhvillohet", deklaroi Bujar Sulejmani, kryetar i KKZ-së Zhelinë.

Të drejtë vote në këtë vendvotim kanë 993 qytetarë.

Me 22 maj të drejtën e votës kanë shfrytëzuar 48 për qind e votuesve të regjistruar, megjithatë 479 persona prej të cilëve nëntë kishin fletëvotime të pavlefshme. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR