• e enjte, 26 dhjetor 2024

Po punohet në riparimin e rrëshqitjes së dheut dhe kanalit të hidrocentralit Vërben

Po punohet në riparimin e rrëshqitjes së dheut dhe kanalit të hidrocentralit Vërben
Gostivar, 30 tetor 2022 (MIA) – Kanë filluar punimet në riparimin e rrëshqitjes së dheut dhe po ndërtohet kanali i ri prej betoni për grumbullimin e ujit për hidrocentralin Vërben të hidrosistemit të Mavrovës, pasi muajin e kaluar u dëmtua një nga kanalet. Në terren punon mekanizimi i rëndë i ndërtimit dhe pritet punët të përfundojnë brenda një muaji. Nga elektranat e Maqedonisë së Veriut informojnë se është marrë leje nga Byroja për Furnizime Publike, që të zbatohet procedurë urgjente dhe të zgjidhet kontraktues për punimet, një kompani ndërtimore nga Tetova. Sipas paralajmërimeve përfundimi i ndërhyrjes do të jetë tridhjetë ditë, theksojnë nga EMV. Ky aktivitet ndërtimor po zbatohet pasi reshjet e dendura më 27 shtator shkaktuan rrëshqitje dheu, gjë shkaktoi  që kanali prej betoni të lëshojë,  i ndërtuar në vitin 1950. Gjatë asaj periudhe u punua në depërtimin e tuneleve dhe ndërtimin e rrjetit të grumbullimit të ujërave nga masivi malor i Korabit  për nevojat e hidrocentraleve HES Mavrovë. ar/      

QËNDRONI TË LIDHUR